LAJMI I FUNDIT:

Drejtori i Sindikatës së Zjarrfikësve të Kosovës jep detaje për zjarrin që kaploi një banesë në Prishtinë

Drejtori i Sindikatës së Zjarrfikësve të Kosovës jep detaje për zjarrin që kaploi një banesë në Prishtinë

Drejtori i Sindikatës së Zjarrfikësve të Kosovës, Muharrem Beka në RTV Dukagjini ka dhënë detaje për djegien e një banese në Rrugën B në Prishtinë.

“Inicidenti për fat të mirë ka përfunduar pa pasoja në njerëz. Vetëm bashkëshorti i pronares së banesë që ka marrë zjarr ishte asfiksuar nga gazrat dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore ndërsa personat tjerë kanë pësuar pa pasoja”, tha ai, përcjell Telegrafi.


Drejtori i Sindikatës së Zjarrfikësve të Kosovës tregon se gjatë operacionit të shpëtimit një zjarrfikës ka pësuar lëndime nga sulmi i qenit të familjes.

“Vajza e pronares së banesës e ka pasur një qenë i cili ka sulmuar zjarrfikësin  duke i shkaktuar disa lëndime jo shumë serioze. Zjarrfikësi është liruar nga emergjenca”.

Beka thotë se zjarri ishte aksidental i shkaktuar nga një qiri.

Përfshihet nga flakët një banesë në Prishtinë – pamje nga vendi i ngjarjes
Lexo po ashtu Përfshihet nga flakët një banesë në Prishtinë – pamje nga vendi i ngjarjes

“Vajza në momentin kritik ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike. Ajo e ka ndez një qiri të cilin e ka lënë pa përkujdesje derisa ai ka rënë dhe ka shkaktuar zjarr që familjarët në fillim nuk e kanë vërejtur…Për fat të mirë familjarët kanë arritur të evakuohen, ndërsa zjarrfikësit kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin”, tha ndër të tjera Muharrem Beka/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Bogovinë, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Bogovinë, këto janë rezultatet

Politikë
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Tearcë, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Tearcë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori