LAJMI I FUNDIT:

Drejtori i Pfizer: Kjo është një ditë historike – kjo kompani ka kërkuar miratimin urgjent të vaksinave në të gjithë botën

Drejtori i Pfizer: Kjo është një ditë historike – kjo kompani ka kërkuar miratimin urgjent të vaksinave në të gjithë botën

Pfizer ka kërkuar miratimin urgjent të vaksinës në Evropë, Australi, Kanada, Japoni, Mbretëri të Bashkuar dhe në Shtetet e Bashkuara, raportojnë agjencitë e huaja.

Sipas AP, Pfizer po kërkon gjithashtu nga rregullatorët e SHBA-së për miratim të jashtëzakonshëm për vaksinën e saj dhe shpreson që ajo të mund të përdoret në fillim të dhjetorit. Më realisht, vaksina do të aprovohet brenda dy javësh, transmeton Telegrafi.

“Ne duam të dorëzojmë vaksinën në mënyrë sa më të sigurt dhe efektive të jetë e mundur dhe sa më shpejt të jetë e mundur”, tha CEO i Pfizer Albert Bourla.


Washington Post thotë se Pfizer do të jetë kompania e parë në SHBA që kërkon miratimin urgjent, gjë që u përshëndet nga ministri i shëndetësisë duke thënë se do të ishte një dritë në fund të tunelit.

Dhe Washington Post deklaron se kjo lëvizje do të thotë që vaksina mund të bëhet e disponueshme për disa javë.

“Ndihma është në rrugë e sipër”, shtoi Anthony Fauci përpara njoftimit të Pfizer.

Pfizer kërkon miratimin urgjent të vaksinës në të gjithë botën, drejtor: Kjo është një ditë historike

“Kjo është një ditë historike, një ditë historike për shkencën dhe për të gjithë ne”, tha CEO i Pfizer Albert Bourla.

“Na u deshën vetëm 248 ditë nga dita kur njoftuam planin për të punuar me BioNTech për të dorëzuar aplikacionin e miratimit të FDA.

Ne kemi punuar me shpejtësi të jashtëzakonshme në programin tonë klinik, nga koncepti te miratimi i rregullatorit, dhe ishim të përqendruar në sigurinë gjatë gjithë kohës, ”shtoi ai.

Pfizer njoftoi dy ditë më parë se rezultatet përfundimtare të fazës përfundimtare të testimit të vaksinës, të cilën ajo zhvilloi në bashkëpunim me BioNTech, konfirmuan se është 95 për qind efektive dhe se do të aplikojë për një aprovim të jashtëzakonshëm në ditët në vijim. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës

Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës

Botë
Dimri po vjen: Çmimet e paqëndrueshme të energjisë do të kthehen në Evropë

Dimri po vjen: Çmimet e paqëndrueshme të energjisë do të kthehen në Evropë

Evropa
Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Evropa
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Kalo në kategori