LAJMI I FUNDIT:

Drejtori i OBSH-së: Vaksinat ‘nuk do të jenë të mjaftueshme’ për të mposhtur variantin e ri të COVID-19

Drejtori i OBSH-së: Vaksinat ‘nuk do të jenë të mjaftueshme’ për të mposhtur variantin e ri të COVID-19

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se varianti Omicron po “përhapet me një ritëm që nuk e kemi parë me asnjë variant të mëparshëm”, pasi i bëri thirrje botës të përdorë të gjitha mjetet në dispozicion për të luftuar pandeminë e coronavirusit.

“Duhet të jem shumë i qartë: vetëm vaksinat nuk do të nxjerrin asnjë vend nga kjo krizë”, ka thënë drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, shkruan Euronews, përcjell Telegrafi.

“Nuk janë vaksinat në vend të maskave, distancimin, ventilimit ose higjienës së duarve. Bëni të gjitha. Bëjeni vazhdimisht. Bëjeni mirë”, citohet të ketë thënë ai në një konferencë për media të martën.


Ai theksoi edhe një herë pabarazinë e vaksinimit, me shumë vende perëndimore që garojnë për të shpallur fushata të vaksinave përforcuese, ndërkohë që shumë vende më të varfra ende nuk i kanë administruar dozat e para.

“Më lejoni të jem shumë i qartë: OBSH nuk është kundër dozave përforcuese. Ne jemi kundër pabarazisë së vaksinave”, tha Dr Tedros.

“Është një çështje prioriteti. Dhënia e dozave përforcuese për grupet me rrezik të ulët të sëmundjes së rëndë ose vdekjes thjesht vë në rrezik jetën e atyre me rrezik të lartë që janë ende në pritje të dozave të tyre të para”, këmbënguli ai.

Ai vuri në pah se 41 vende ende nuk kanë arritur të vaksinojnë 10 për qind të popullsisë së tyre dhe 98 vende nuk e kanë arritur shifrën prej 40 për qind.

“Nëse i japim fund pabarazisë, i japim fund pandemisë. Nëse lejojmë që pabarazia të vazhdojë, ne lejojmë që pandemia të ecë përpara”, këmbënguli ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump ndryshon qëndrim: Askush nuk do t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

Trump ndryshon qëndrim: Askush nuk do t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

Azia
Çfarë dihet rreth planit të Trumpit për armëpushimin në Ukrainë?

Çfarë dihet rreth planit të Trumpit për armëpushimin në Ukrainë?

Amerika
Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Australia
Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Evropa
Departamenti i Arsimit drejt shuarjes - Administrata Trump largon nga puna gati gjysmën e punëtorëve

Departamenti i Arsimit drejt shuarjes - Administrata Trump largon nga puna gati gjysmën e punëtorëve

Amerika
Trump: Nuk i frikësohemi tarifave të BE-së, mjaft na kanë keqtrajtuar

Trump: Nuk i frikësohemi tarifave të BE-së, mjaft na kanë keqtrajtuar

Amerika
Kalo në kategori