LAJMI I FUNDIT:

Maliqi, drejtor shkolle në Prishtinë: Sipas raportit të BB, të sapodiplomuarit në Kosovë kanë mangësi të njohurive afërsisht 5.1 vite të shkollimit (Video)

Maliqi, drejtor shkolle në Prishtinë: Sipas raportit të BB, të sapodiplomuarit në Kosovë kanë mangësi të njohurive afërsisht 5.1 vite të shkollimit (Video)

Drejtori i  shkollës “Qamil Batalli” në Prishtinë, Liridon Maliqi, ka shprehur shqetësimin e tij për raportin e Bankës Botërore (BB) në lidhje me arsimin në Kosovë.

Maliqi thotë se vendimi për testimin e mësimdhënësve ka qenë i pritur, pasi kanë qenë me kohë të njoftuar nga Ministria e Arsimit.

Ai në emisionin “Përballje” të gazetarit Muhamet Hajrullahu në RTV Dukagjini ka thënë se edhe në të kaluarën ka pasur monitorime për mësimdhënësit e shkollave të ndryshme, por tash ky është një udhëzim administrativ.


“Jo të gjithë mësimdhënësit e kanë pritur me shqetësim këtë proces. Ka mësimdhënës të mirë që punojnë dhe duan që puna e tyre të vlerësohet”.

Maliqi ka thënë me këtë proces mësimdhënësit e mirë do të dalin në pah, ndërsa ata mesatarë do të kenë mundësinë e përmirësimit.

“Ka ardhur koha të vlerësohen mësimdhënësit që punojnë edhe gjatë orarit mësimor edhe jashtë tij. Ndërsa mësimdhënësit mesatarë do ta gjejnë veten aty ku janë, dhe do të kenë mundësi për tu fuqizuar në pikat ku ata shohin dobësi”, tha ai.

Maliqi, duke komentuar Raportin e Bankës Botërore,  më tej thotë se nxënësit në Kosovë aktualisht kanë mangësi të njohurive sa i përket tregut të punës.

“Nëse një 21 vjeçar i sapo diplomuar, është i gatshëm për tregun e punës, në momentin që fillon punën ai do të ketë mangësi në trurin e tij diku 5.1 vite të shkollimit të tij”, deklaroi Maliqi./Telegrafi/

https://www.facebook.com/telegraficom/videos/2196323330606194/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori