LAJMI I FUNDIT:

Drejtori i “Hidroregjionit Jugor” në Prizren grushtoi punëtorin e tij

Drejtori i “Hidroregjionit Jugor” në Prizren grushtoi punëtorin e tij

Drejtori i “Hidroregjionit Jugor” në Prizren, Besim Baraliu ka sulmuar fizikisht punëtorin e tij, Izet Aliun, në vendin e punës.

Baraliu dhe Aliu janë shoqëruar në Stacionin e Policisë.

Izet Aliu ka konfirmuar për “PrizrenPress”, konfliktin fizik që ka ndodhur me drejtorin Baraliu.


“Kam qenë në korridor, kur mu ka ofruar dhe grushtuar drejtori”, tregon ai.

Izet Aliu në ndërmarrjen e ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren, dega në Dragash ka punuar si inxhinier. Ai thotë se para një muaj i është ndërruar vendi i punës nga Baraliu.

“Prej Dragashit më ka sjellë në Prizren, duke më ndërruar edhe sektorin e punës”, shprehet ai.

“Pas këtij veprimi më ka dërguar edhe në Komisionin Disiplinor. Unë jam ankuar në Bordin e Drejtorëve. Ai është revoltuar me ankesën time dhe si më ka parë më ka goditur me grusht”, tha Aliu.

Përkundër përpjekjeve “PrizrenPress” nuk ka mundur të marrë versionin e drejtorit Besim Baraliu, lidhur me rastin.

Ndërkaq, zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Prizre, Hazir Berisha tha se ende nuk ka marrë raportin për këtë incident.

“Deri në këto momente nuk kam marrë asnjë raport për këtë incident”, tha Berisha.

Në trend Lajme

Më shumë
Identifikohen kufomat e shtatë viktimave të zhdukur të Masakrës së Kralanit

Identifikohen kufomat e shtatë viktimave të zhdukur të Masakrës së Kralanit

Lajme
Pas trazirave në veri, Gjermania ua lejon ushtarëve të vet në KFOR përdorimin e gazit lotsjellës

Pas trazirave në veri, Gjermania ua lejon ushtarëve të vet në KFOR përdorimin e gazit lotsjellës

Siguri
Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Gjykimi për krime lufte ndaj Gjokoviqit, ish-i burgosuri thotë se forcat serbe i rrahën derisa i dërguan në burg

Gjykimi për krime lufte ndaj Gjokoviqit, ish-i burgosuri thotë se forcat serbe i rrahën derisa i dërguan në burg

Drejtësi
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori