LAJMI I FUNDIT:

Drejtori ekzekutiv i AstraZeneca, Pascal Soriot më i paguari në Britani të Madhe

Drejtori ekzekutiv i AstraZeneca, Pascal Soriot më i paguari në Britani të Madhe

Drejtori ekzekutiv i AstraZeneca, Pascal Soriot ishte ekzekutivi më i paguar në Britani të Madhe gjatë vitit të kaluar, duke fituar mbi 15 milionë euro për pjesën e tij në shpërndarjen e vaksinës kundër COVID-19.

Analiza e re mbi pagat, tregon se një shef ekzekutiv mesatar është paguar 3 milionë euro, apo 86 herë më shumë se mesatarja e një punëtori me kohë të plotë, përcjell Telegrafi.

Soriot ka kryesuar kryesuar listën që nga bashkimi me AstraZeneca në 2012.

Francezi, i cili është veteriner, ndihmoi në ringjalljen e reputacionit të kompanisë për kërkime, ndërsa kundërshtoi marrjen e 118 miliardë dollarëve nga rivali Pfizer gjë që e ka mbajtur kompaninë të pavarur.

AstraZeneca – e cila është zotuar të prodhojë 1 miliardë doza për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme – është e vetmja kompani që shet vaksinën e tyre COVID-19 pa fitim. /Telegrafi/