LAJMI I FUNDIT:

Drejtoresha e shkollës në Florida rrah me shkop druri 6-vjeçaren para syve të ëmës, gjithçka ndodhi për shkak të prishjes së kompjuterit

Drejtoresha e shkollës në Florida rrah me shkop druri 6-vjeçaren para syve të ëmës, gjithçka ndodhi për shkak të prishjes së kompjuterit

Videoja ku shihet drejtoresha e një shkolle fillore në Florida duke goditur me shkop të drurit vajzën 6-vjeçe, ka shokuar opinionin amerikan.

Reklama

“Urrejtjen që ajo kishte për bijën time derisa e godiste, ishte diçka që kurrë më parë nuk e kishte parë dhe as që e kisha goditur as përafërsisht në atë mënyrë bijën time”, ka thënë e ëma që filmoi gjithçka dhe e publikoi në internet, transmeton Telegrafi.

Drejtoresha e shkollës kishte dënuar vogëlushen për shkak të dëmeve që i kishte shkaktuar në kompjuterin e shkollës – dëme këto që kapnin vlerën e 50 dollarëve.

E ëma e vogëlushes ishte ftuar në shkollë në mes të prillit që të paguaj për dëmin e shkaktuar – por ajo u udhëzua për në zyrën e drejtoreshës së shkollës brenda të cilës ishte e para e shkollës, asistentja e saj dhe 6-vjeçarja.

Dyshja kishin vendosur ta dënojnë vajzën para syve të ëmës. E duke parë se nuk kishte kamera të sigurisë, ajo e filmoi me telefon nga frikës askush nuk do ta besoj rrëfimin e saj.

“Askush nuk do të më besonte. Kam sakrifikuar bijën time me qëllim që prindërit e tjerë ta kuptojnë se çfarë po ndodh në shkollë”, ka thënë ajo.

E po të njëjtën ditë ajo dërgoi vajzën të mjeku për t’ia dokumentuar lëndimet trupore. Madje u zotua se do të kërkoj drejtësi për të bijën, pranë të cilës nuk mund të qëndrojë afër kur është në punë.

Departamenti për të mitur ka konfirmuar se janë duke hetuar rastin, kurse avokati i familjes ka thënë se po mbledh të dhëna për ngritje të padisë kundër drejtoreshës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Sekretari britanik i mbrojtjes 'do të dërgojë trupa në Ukrainë'

Sekretari britanik i mbrojtjes 'do të dërgojë trupa në Ukrainë'

Evropa
Ky është njeriu fatlum që fitoi lotarinë amerikane prej 2.26 miliardë euro - bëhet e ditur se sa para deri më tani ka shpenzuar

Ky është njeriu fatlum që fitoi lotarinë amerikane prej 2.26 miliardë euro - bëhet e ditur se sa para deri më tani ka shpenzuar

Amerika
Putini shfaqet me një shenjë të errët të pashpjegueshme në ballin e tij gjatë paraqitjes së fundit

Putini shfaqet me një shenjë të errët të pashpjegueshme në ballin e tij gjatë paraqitjes së fundit

Evropa
Wladimir Klitschko: Nuk jam gati të vdes për Ukrainën, por jam gati të jetoj për të

Wladimir Klitschko: Nuk jam gati të vdes për Ukrainën, por jam gati të jetoj për të

Evropa
Shpërthim i fuqishëm kur Ukraina hodhi bombë tek tanku rus

Shpërthim i fuqishëm kur Ukraina hodhi bombë tek tanku rus

Evropa
Një burrë në SHBA pranoi krimin dhe kaloi 28 vjet burg, por u vërtetua se ishte i pafajshëm

Një burrë në SHBA pranoi krimin dhe kaloi 28 vjet burg, por u vërtetua se ishte i pafajshëm

Amerika
Kalo në kategori