LAJMI I FUNDIT:

Drejtoresha e INSTAT: 5.7 euro për banor kushton procesi i regjistrimit të popullsisë në Shqipëri

Drejtoresha e INSTAT: 5.7 euro për banor kushton procesi i regjistrimit të popullsisë në Shqipëri

Kostoja totale e procesit të censit 2023 në Shqipëri është 16.9 milionë euro dhe i takon 5.7 euro për çdo banori. Drejtoresha e INSTAT e argumentoi këtë me investimin teknologjik, infrastrukturën dhe rekrutimin e 7 mijë personave.

“Vetë procesi është shumë i madh me shumë elementë të përfshirë brenda dhe ka një faturë kosto. Kostoja totale 16.9 milionë euro dhe i takon një kosto prej 5.7 euro për çdo banor dhe është një kosto që për investimin teknologjik që është bërë janë sistem infrastrukture të ngritura dhe secila prej tyre ka kosto. Ne po kryejmë një cens me metoda tradicionale derë më derë dhe janë rekrutuar 7 mijë persona.


Në A2 CNN, Dhuli theksoi se modeli bazë i referencës së censit 2023 bazohet në rekomandimet e OKB dhe BE-së.

“Përpos kësaj janë bërë diskutime me ekspertë kombëtarë e ndërkombëtarë dhe janë përcaktuar të gjitha pyetjet. Rekomandohet se pyetjet janë të paracaktuara, metodologjia rekomandon pyetje të detyrueshme dhe jo të detyrueshmet. Janë të detyrueshme për të gjitha vendet për t’u përfshirë në pyetësor, kurse jo detyrueset janë në gjykimin e vendeve”.

Për pyetjet sensitive si feja, etnia dhe gjuha të cilat janë opsionale, ajo tha se pavarësisht se përmbajnë të drejtën e mospërgjigjes, janë vetëdeklaruese.

“Pyetësori që po intervistohet në terren përmban pyetjet e detyrueshme, kurse pyetjet opsionale dhe sensistive janë pyetjet mbi etninë, fenë dhe gjuhën. Pyetjet për këto janë opsionale sensitive dhe jo detyruese dhe përmbajnë të drejtën e mos përgjigjes por janë pyetje vetëdeklaruese që do të thotë nuk ka pyetje si ndihesh? Statistika është fakt, individët deklarojnë identitetin etnik fetar dhe gjuhën, jo si ndjeheni ju?”

Në trend Lajme

Më shumë
Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Lajme
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Lajme
Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Lajme
Kalo në kategori