LAJMI I FUNDIT:

Drejtonte automjetin në anën e kundërt të lëvizjes, Policia e gjobit me 150 euro shoferin

Drejtonte automjetin në anën e kundërt të lëvizjes, Policia e gjobit me 150 euro shoferin

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka identifikuar dhe ka gjobitur një shofer, i cili po lëvizte me automjetin e tij në anën e kundërt në autostradë, duke rrezikuar jetën e pjesëmarrësve në trafik.

Në njoftimin e Policisë thuhet se veprimi i ngasësit të automjetit duke mos respektuar shenjat në komunikacion, bënë që të rrezikoi veten dhe pjesëmarrësit tjerë që ishin duke lëvizur në rrugën e tyre, sepse drejtimi i automjetit në anën e kundërt të lëvizjes e aq më keq në autostradë tregon për një mundësi tё drejtpёrdrejtë të rrezikimit të jetës.

“Kundёrvajtёsit i ёshtё shqiptuar gjoba nga Njësia e Rajonale e Komunikacionit Rrugor, prej 150 euro dhe 1 pikё negative”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.


Më tej thuhet se njësia rajonale e komunikacionit rrugor në Pejë vazhdimisht është në rrugë e rajonit të Pejës, për rregullim të komunikacionit dhe parandalim të aksidenteve, si dhe në vazhdimësi është duke bërë apel gjegjësisht fushata të ndryshme për qytetarët e vendit që të respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit.

“Por edhe përkundër kësaj ka vozitës që përsëri rrezikojnë veten dhe të tjerë pjesëmarrës në komunikacion, ku me ketë edhe vije deri tek aksidenti në trafikun rrugor”.

“Andaj vlerësuar ketë Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, ri përsërit apelin tek qytetarët që të jenë të kujdesshëm maksimalisht gjatë qarkullimit në rrugët e vendit me automjete, të respektojnë legjislacionin në fuqi sepse një moskujdes i vogël po vije deri aksidenti më pasoja të rënda”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Lajme
Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Lajme
Kalo në kategori