Kryetari i Lëvizjes për Ringjalljen Serbe (SPO), Vuk Drashkoviq, nuk mbështet pikëpamjet e opozitës serbe që janë kundër marrëveshjes në mes Kosovës dhe Serbisë, sepse vlerëson që janë kundër interesave jetike të Serbisë dhe popullit të saj.
Nacionalisti serb, i njohur për deklaratat e tij antishqiptare, i ka thënë “TV Pink” se sa më parë duhet arritur një marrëveshje ligjërisht obligative në mes Kosovës dhe Serbisë.
“Nuk kemi çfarë të presim. Konflikti i ngrirë është ngrirje e agonisë dhe shkatërrimit të Serbisë. Ky problem duhet të zgjidhet”, vlerëson Drashkoviq.
Ai vuri në dukje se ekziston një propozim nga BE-ja se në çfarë mënyrë të zgjidhet kjo çështje dhe të respektohet qëndrimi i Serbisë të mos e njoh pavarësinë e Kosovës, por njëkohësisht kjo të zgjidhet sipas modelit të dy Gjermanive, të cilat nuk e kanë njohur njëra-tjetrën, por kanë mbajtur marrëdhënie të gjithanshme dhe të dyja ishin në organizatat ndërkombëtare, përcjell Telegrafi.
“Së pari duhet të heqim dorë nga përdorimi nga tregimi se nuk mund të bëjmë demarkimin me vetveten. Kjo tingëllon mirë për vesh, por është larg realitetit”, tha ai.
Ai theksoi se nuk mund të mbështesë qëndrimet e opozitës serbe që në asnjë rrethanë, kurrë, dhe me asnjë kusht të mos vijë deri te marrëveshja ligjërisht obligative në mes Serbisë dhe Kosovës.
“Kjo është kundër interesave jetike të këtij vendi dhe popullit tonë. Mendoj se për shumë gjëra mund të arrihet shumë shpejt marrëveshje”, tha Drashkoviq.
Sipas tij, nëse nesër shpërthen në Kosovë, kjo mund të ndikojë në Bosnjë dhe Maqedoninë, dhe ekziston vetëm një forcë që mund të shuajë flakën, dhe kjo është NATO.
Drashkoviq angazhohet që Serbia të anëtarësohet në NATO-n dhe paralajmëron se shumica e qytetarëve nuk e dinë se rreziku më i madh për sigurinë biologjike dhe zhvillimore të Serbisë është injorimi i realitetit gjeopolitik.
“Serbia është sot një ishull i vogël në oqeanin e BE-së dhe NATO-s dhe Serbia nuk ka krahë për të fluturuar deri në Rusi dhe të inkuadrohet në aleancë ekonomike dhe ushtarake me Rusinë”, tha Drashkoviq, duke vlerësuar se qytetarët janë fuqimisht kundër NATO-s kryesisht për shkak të mosdijes dhe për shkak të inatit dhe urrejtjes. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mosmarrëveshje për “përdorimin” e veturës, burri në Kishnicë deklaron në Polici se nuk dëshiron të jetojë më me gruan
Restorantet e Sarandës dhe Vlorës shtrenjtojnë çmimet deri në 33 për qind, Durrësi mbetet i pandryshuar
Ndalohet nga Policia derisa voziste motoçikletën, sulmon fizikisht policin – prokurori e liron në procedurë të rregullt
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë
Vranët e me shi
"Golden Sabre 2024” – fotografi nga stërvitja e përbashkët ndërmjet Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe KFOR-it
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?