Dramë në Kopenhagë: Kroacia shënon në sekondat e fundit ndaj Spanjës për ta dërguar ndeshjen në vazhdime
Ka shkuar në vazhdime ndeshja mes Spanjës dhe Kroacisë në 1/8 e finales në Euro 2020, pasi sfida në kohën e rregullt përfundoi 3-3.
Takimi filloi më mirë për spanjollët, që rrezikuar pas vetëm 13 minutash lojë me anë të Pablo Sarabias, por goditja e tij përfundoi jashtë portë.
Shtatë minuta më vonë, nga një pasim në drejtim të Unai Simon, ky i fundit nuk arriti ta ndalte atë me sukses, duke shënuar kështu autogol.

Por, kroatët nuk arritën të mbaheshin si duhej, me Furinë e Kuqe që i barazoi shifrat në 1-1.
Ishte minuta e 38-të, kur Sarabia shënoi për t’i barazuar shifrat, e që përfitoi nga një tollovi e shkaktuar në zonën e Kroacisë.

Ndërsa, 45 minutat e dytë ishin mjaftë të furishëm, derisa u shënuan edhe tre gola të tjerë.
Ishte minuta e 57-të kur Cesar Azpilicueta përmbysi rezultatin nga një asistim nga Ferran Torres për 2-1.

Spanjollët nuk u ndalën me kaq dhe shënuan edhe të tretin, tani Ferran Torres (77’) ishte në listën e realizatorëve, gjersa Pau Torres ishte asistuesi.
Mirëpo, Kroacia nuk u dorëzua dhe ngushtoi epërsinë në 3-2 me golin e realizuar nga Mislav Orsic që shënoi në minutën e 85-të.

Kroatët vazhduan me presion të lartë edhe më tej, derisa i barazuan shifrat në 3-3 me anë të Mario Pasalic (90+2) me Orsic që ishte asistues.
Ndeshja kështu shkoi në vazhdime dhe do të luhen dy herë nga 15 minuta. /Telegrafi/





























