LAJMI I FUNDIT:

Dr. Fauci thotë se SHBA-të mund të përjetojnë një valë të pestë të infeksioneve me COVID-19

Dr. Fauci thotë se SHBA-të mund të përjetojnë një valë të pestë të infeksioneve me COVID-19

Dr. Anthony Fauci të dielën paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara mund të hyjnë në një valë të pestë të COVID-19, ndërsa rreziku i variantit të ri Omicron po rritet.

“Ne sigurisht kemi potencialin për të shkuar në një valë të pestë”, ka thënë Fauci, eksperti më i lartë i vendit për COVID-19, për CBS News, përcjell Telegrafi.


“Dhe vala e pestë, ose madhësia e çdo rritjeje, nëse doni ta quani se do të kthehet në valë, do të varet vërtet nga ajo që do të bëjmë në javët e ardhshme deri në disa muaj”.

Ai kërkoi edhe një herë që amerikanët të vaksinohen kundër coronavirusit, duke shtuar se ata duhet të zgjedhin edhe dozat përforcuese.

“Nëse e bëjmë këtë me sukses në një mënyrë shumë intensive, ne mund të zbusim çdo rritje”, ka thënë tutje Fauci.

“Nëse nuk e bëjmë me sukses, sigurisht që është e imagjinueshme dhe ndoshta ka të ngjarë që të shohim një rritje tjetër”, shtoi ai. “Sa e keqe do të bëhet varet nga ne dhe si ta zbusim”.

Deri më tani, pak më shumë se 59% e popullsisë totale të SHBA-së është e vaksinuar kundër coronavirusit, sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins.

Fauci ka thënë më parë se SHBA duhet të kryejë vaksinimin deri në 90% në mënyrë që të arrijë imunitetin e tufës.

Vërejtjet e fundit të Fauci vijnë ndërsa kombi përgatitet të merret me kërcënimin e variantit Omicorn.

Shkencëtarët dhe zyrtarët shëndetësorë po paralajmërojnë se varianti Omicron, i zbuluar për herë të parë në Afrikën e Jugut, mund të përhapet lehtësisht në të gjithë botën.

Ai tashmë është përhapur në disa vende të tjera, duke përfshirë Izraelin, Belgjikën, Anglinë, Australinë dhe Austrinë, duke shkaktuar një sërë kufizimesh udhëtimi nëpër Evropë, Azi dhe Amerikën e Veriut. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte

Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte "seks të panatyrshëm", gjykatësi: Nuk është krim në martesë

Azia
Në zyrën ku duhej të mblidhej qeveria polake, u gjetën pajisje përgjimi

Në zyrën ku duhej të mblidhej qeveria polake, u gjetën pajisje përgjimi

Evropa
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
SHBA dhe shumica e vendeve të BE-së bojkotojnë inaugurimin e Putinit për shkak të luftës në Ukrainë

SHBA dhe shumica e vendeve të BE-së bojkotojnë inaugurimin e Putinit për shkak të luftës në Ukrainë

Evropa
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Botë
Kalo në kategori