LAJMI I FUNDIT:

Dosjet e Sigurimit, vendimi i qeverisë heq sekretin (Video)

Dosjet e Sigurimit, vendimi i qeverisë heq sekretin (Video)

Dosjet e bashkëpunëtorëve të regjimit komunist nuk do të jenë më një sekret i mbyllur në arkivat e institucioneve të sigurisë.

Qeveria ka miratuar një vendim, i cili detyron Ministrinë e Brendshme, atë të Mbrojtjes dhe Shërbimin Informativ Shtetëror që t’i dorëzojnë Autoritetit për Informim të gjitha dosjet dhe materialet arkivore të krijuara nga ish-sigurimi i shtetit nga data 29 nëntor 1944 deri më 2 korrik 1991.


Vendimi përbën hapin e parë konkret drejt hapjes së dosjeve, që do të identifikojnë bashkëpuntorët e ish-sigurimit të shtetit.

Në bazë të tij, institucionet shtetërore janë të detyruara të venë në dispozcion të Autoritetit për Informinimin të gjitha mjetet bartëse të të dhënave të krijuara nga ish-sigurimi, riprodhimet dhe kopjimet e tyre, si dhe mjetet ndihmëse që do të ndihmojnë Autoritetin për të bërë interpretimet e këtyre materialeve.

Po kështu, Ministria e Brendshme, ajo e Mbrojtjes dhe SHISH janë të detyruara të dorëzojnë tek autoriteti i posaçëm për zbardhjen e dosjeve raportet e detajuara për të gjitha lëvizjet, ndryshimet, dëmtimet dhe humbjet që ka pësuar fondi i dosjeve të ish-bashkëpunëtorëve të ish-Sigurimit të Shtetit nga data 2 korrik 1991 e deri më tani.

Sipas vendimit, këto institucione do të dorëzojnë edhe konstatimet, informacionet apo urdhërat e dhëna nga zyrtarët e shtetit pas korrikut të vitit 1991 që kanë lidhje me dosjet, për të zbardhur nëse ka patur prishje të qëllimshme të tyre./tch/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në

Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në "TikTok"

Kronika e Zezë
Ahmeti, Siljanovskës: Ushtarët e UÇK-së kanë luftuar për liri, nuk kanë qenë dezertorë

Ahmeti, Siljanovskës: Ushtarët e UÇK-së kanë luftuar për liri, nuk kanë qenë dezertorë

Politikë
Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Drejtësi
Kalo në kategori