Dortmundi kampion i Gjermanisë

Golat e Lucas Barrios (32’) dhe Robert Lewandowski (43’) mjaftuan që Borussia të mbyllte këtë javë me tetë pikë diferencë nga përcjellësi i parë Bayer Leverkusen dhe të shpallet kampion për të shtatën herë në Gjermani.
Sigurimin e titullit që në këtë javë ua mundësoi edhe Leverkusen që u mposht si mysafir i Kylnit.
Ndërkohë, ekipi më i madh gjerman, Bayern Munich, në xhirot e mbetura do të luftojë për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































