LAJMI I FUNDIT:

Dorëzohet i riu që tentoi të vrasë veten me kallash në Fier

Dorëzohet i riu që tentoi të vrasë veten me kallash në Fier

Falë negociatave të Strukturave të Policisë Vendore Fier, Prokurorit të çështjes dhe ekipit negociator të RENEA-së, dorëzohet shtetasi Elton Mataj.

31-vjeçari u shoqërua në Komisariatin e Policisë Fier për sqarimin e rrethanave dhe kryerjen e veprime të mëtejshme hetimore.


U sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit tip automatikë dhe një gëzhojë.

Mataj tentoi të vrasë veten me kallash në zonën e njohur si Zhupan në Fier.

Personi, i ri në moshë u fut në banesë, së bashku me disa persona të tjerë dhe vendosi armën ne pjesën e fytit, në tentativë për të kryer vetëvrasje.

Mësohet se ka pasur një konflikt, çka e ka çuar drejt këtij veprimi.

Në vendin e ngjarjes policia negocioi me personin e armatosur, për shmangien e pasojave. /Ora News/