Shoqata për Krimet e Luftës Gjakova ’98 -‘99 sot kanë dorëzuar kontingjentin e 16-të të kallëzimeve penale kundër kriminelëve serbë gjatë luftës në Kosovë. Mbi 100 padi janë bërë për shkak të vrasjeve dhe masakrave që kanë ndodhur në territorin e komunës së Gjakovës.
Koordinatorja e kësaj shoqate, Liridona Binakaj deklaroi tani e tutje do të merren me përgatitjen e padive që kanë të bëjnë me personat e zhdukur me forcë, me torturat por edhe me dëmet materiale që janë shkaktuar si pasojë e luftës.
“Konkretisht sot janë dorëzuar mbi 100 padi të cilat kanë të bëjnë me kallëzime penale për vrasjet dhe masakrat që janë kryer në luftën e fundit nga forcat serbe në Gjakovë. Puna jonë nuk do të thotë që do të mbarojë me kaq, këtu ka përfunduar pjesa e kallëzimeve penale që ka të bëjë me masakra dhe vrasjet. Ndërsa, tash e tutje ne do të merremi me kallëzime të tjera penale, me kallëzimet të cilat kanë të bëjnë me pengjet e luftës që janë marrë, me torturat e po ashtu edhe me dëmet materiale që janë shkaktuar në luftën e fundit në Komunën e Gjakovës”, tha ajo.
Ajo ka thënë se paditë me krimet e realizuara janë të dokumentuara me fotografi ndërsa ka edhe emra të autorëve të këtyre masakrave, por që nuk kanë dashur t’i bëjnë publike.
“Janë të gjitha padi të cilat kanë edhe të dokumentuara edhe fotografitë të cilat i ka edhe shoqata, dhe të gjitha janë të dokumentuara, d.m.th. krimet që janë realizuar. Ato masakrat të fëmijeve, pleqeve, nënave, motrave dhe familjareve”, tha ajo.
Drejtuesja e kësaj shoqate, Shkëndije Hoda, tha fakti se prokurorët kanë qenë në dy vende ku janë krye dy masakra të mëdha në Gjakovë, si fshati Mejë si dhe te Ura e Taliqit, dëshmon se ka këto kallëzime penale po sjellin lëvizje pozitive.
Ajo tha se deri tani kanë identifikuar mbi 7300 pjesëmarrës në vrasjet dhe masakrat e kryera, të cilët janë mercenarë e të formacioneve të ndryshme ushtarako-policore serbe që kanë operuar në komunën e Gjakovës.
Po ashtu, prej fillimit të vitit 2018 nga kjo shoqatë thonë se kanë identifikuar tri raste të dhunimeve seksuale, dy prej të cilave kanë shkuar në prokurori, ndërsa një është paraqitur në polici.
“Fakti që prokurorja e ka vizituar Mejën dhe Urën e Taliqit, kjo tregon që ka diçka pozitive. Ata e kanë vizituar këto vende para dy jave dhe i kanë shpallur si zona të krimit. Në besojmë që shumë shpejtë do të marrim informacione, qoftë nga prokuroria dhe policia. Do të jeni të bindur që është duke u punuar shumë rreth kësaj pune… 6:52 Kemi një shifër marramendëse që kemi gjet dokumentacionin me listat e pjesëmarrësve (si kryerës të krimeve) , si mercenarë, si të rregullt, formacioneve të ndryshme, brigadave të ndryshme që kanë operuar në Komunën e Gjakovës. Tani kemi identifikuar mbi 7300 pjesëmarrës në luftën e Komunës së Gjakovës, po vazhdohet ende sepse janë lista të gjata dhe po duhet të kemi kujdes mos të përsëriten emrat e krimineleve”, tha ajo.
Sipas të dhënave të autoriteteve lokale, në Komunën e Gjakovës me 70 fshatra të djegura u dogjën 6200 shtëpi banimi dhe objekte të tjera përcjellëse, 47 objekte kulturore historike e fetare, 18 objekte shëndetësore, 23 shkolla dhe 80 përqind e infrastrukturës. Gjatë luftës ranë 180 dëshmorë, 609 të zhdukur, 645 viktima civile dhe 324 të burgosur. Pas luftës u dënuan nga regjimi i Millosheviqit 154 civilë të pafajshëm me 1632 vjet burg./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLejet për armë bëjnë bum në Kosovë
Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Policia në Ferizaj kap kokainë, armë dhe mbi 19 mijë euro - arrestohet një i dyshuar
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore
Verma: Shpresojmë për një shkallë normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë që do të çonte te njohja e ndërsjellë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025