LAJMI I FUNDIT:

Dorëheqje në M-NAV për punësimet joadekuate – “Ankesat e inxhinierëve dhe instruktorëve janë tendencioze”

Dorëheqje në M-NAV për punësimet joadekuate – “Ankesat e inxhinierëve dhe instruktorëve janë tendencioze”

Njëri nga tre drejtorët e Navigacionit të Maqedonisë (M-NAV), Lube Stamenkovski dhe shefat e departamentit për teknologji informative dhe mbikëqyrëse dhanë dorëheqje nga pozitat e tyre drejtuese, të pakënaqur me përzgjedhjen e personelit të punësuar në departamentin teknik.

Kandidatët e pranuar në punë nuk kishin kualifikimet e duhura dhe nga ana tjetër nuk e kaluan testimin. Anëtarët e komisionit që duhej të kryente testimin nuk kanë dashur të marrin pjesë në këtë përzgjedhje të kandidatëve dhe kanë dorëzuar dorëheqjet, thonë burime nga kompania shtetërore.

Reaguan nga M-NAV duke thënë se në përputhje me ligjin për marrëdhëniet e punës dhe kushtet e përcaktuara në sistematizim, shpallet konkurs për inxhinierë dhe punëtorë teknikë.


“Përkatësisht, në sistematizimin e M-NAV për student-inxhinier (praktikant) shkruhet se ka diplomë nga shkencat e elektroteknikës, 2 vjet përvojë pune, certifikatë mjekësore klasa 4, njohje e gjuhës angleze. Intervista realizohet nëse ka dy ose më shumë kandidatë që plotësojnë kushtet për një vend pune. Në rastin tonë me inxhinierët dhe punëtorët teknikë, kishim vetëm një kandidat për të gjithë 7 vendet e punës. Është e rëndësishme të theksohet se me marrëveshje këto kushte janë zbatuar në M-NAV para 4 viteve dhe për të njëjtën nuk kishte asnjë kundërshtim”, thanë nga M-NAV.

Vetëm një javë më parë, Sindikata e Kontrollorëve të Trafikut Ajror pranë M-NAV pranoi ta shtyjë grevën që e paralajmëruan nga 31 dhjetori deri më 2 janar, pikërisht në kohën e Vitit të Ri, pikërisht për shkak të këtyre konkurseve të paligjshme, 2 prej të cilëve zgjatën vetëm dy ditë, me qëllim që t’i shohin vetëm ata që duhet të punësohen.

Nën mentorimin e ministrit të Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski dhe me premtimin e tij dhe drejtorit Hamidi se do të respektohet procedura ligjore për përzgjedhjen e rreptë të kandidatëve që kanë kaluar konkurset, përfshirë edhe këtë për 5 inxhinierë dhe dy instruktorë, Sindikata e tërhoqi vendimin për grevën e Vitit të Ri./TV21/

Në trend Lajme

Më shumë
Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Haradinaj: Kurti po tenton manipulimin e rezultatit

Haradinaj: Kurti po tenton manipulimin e rezultatit

Politikë
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

Politikë
Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik

Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik

Politikë
Kalo në kategori