LAJMI I FUNDIT:

Dorëheqja e Haradinajt, ambasada britanike po i ndjek nga afër zhvillimet politike në Kosovë

Dorëheqja e Haradinajt, ambasada britanike po i ndjek nga afër zhvillimet politike në Kosovë

Ambasada britanike në Kosovë ka thënë se do të vazhdojë t’i ndjekë nga afër zhvillimet politike, pas dorëheqjes së kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ambasada e Britanisë së Madhe ka thënë se është në dijeni për ftesën e Haradinajt nga Gjykata Speciale, mirëpo kjo është “çështje për Zyrën e Prokurorit të Specializuar dhe nuk do të ishte me vend të komentojmë më shumë në këtë kohë”.

Sa i përket mundësisë së organizimit të zgjedhjeve të parakohshme, zëdhënësi i kësaj ambasade, Samuel Paice, ka vlerësuar se për këtë çështje duhet të vendosin institucionet e Kosovës.

“Kushtetuta e Kosovës qartëson procesin që duhet ndjekur në rastin e dorëheqjes së kryeministrit, dhe për shpalljen e zgjedhjeve te parakohshme. Në përputhje me këtë, kjo është çështje për të cilën duhet te vendosin institucionet e Kosovës”, është thënë ndër të tjera në përgjigjen e ambasadës britanike për REL.

Ambasadori gjerman: Kosova sa më shpejt të ketë qeveri funksionale
Lexo po ashtu Ambasadori gjerman: Kosova sa më shpejt të ketë qeveri funksionale

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dhënë dorëheqje të premten nga pozita që ka pasi ka marrë ftesë për intervistim nga Gjykata Speciale në Hagë, në cilësinë e të dyshuarit.

Gjatë ditës së hënë ai përmes një letre i ka njoftuar krerët e institucioneve dhe liderët e partive politike të përfaqësuara në Kuvend, për vendimin e tij.

Ambasada e Zvicrës: Përfaqësuesit e institucioneve të veprojnë në përputhje me Kushtetutën
Lexo po ashtu Ambasada e Zvicrës: Përfaqësuesit e institucioneve të veprojnë në përputhje me Kushtetutën

Formimi i Gjykatës Speciale ka pasuar një raport të Këshillit të Evropës në vitin 2011, i cili ka konstatuar se ka prova të mjaftueshme për të nisur hetime kundër disa ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që dyshohet se kanë kryer krime kundër serbëve dhe disa shqiptarëve, gjatë dhe pas luftës në Kosovë.

Gjykata Speciale do t’i trajtojë krimet e supozuara që përfshijnë periudhën janar 1998 – dhjetor 2000.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori