Diego Maradona ka ndërruar jetë të mërkurën në moshën 60-vjeçare pas një sulmi në zemër, por emri i tij do të mbahet mend gjithmonë në botën e futbollit.

Dita e mërkurë ishte e kobshme për sportin e në veçanti për futbollin, pasi legjenda argjentinase Maradona vdiq në shtëpinë e tij në Buenos Aires.


Pas konfirmimit të vdekjes së tij u pushtuan rrjetet sociale nga fotografi, video, thënie dhe kujtime në nder të tij.

Megjithatë, jeta dhe vepra e tij futbollistike asnjëherë nuk do të harrohet dhe Maradona do të kujtohet si njëri nga më të mëdhenjtë e historisë.

Njëri nga momentet më ikonike të karrierës së Maradonës padyshim se është goli i shënuar në përballjen e Argjentinës me Anglinë në çerekfinale të Kupës së Botës 1986.

armando

Në fund të pjesës së parë, ndërsa loja ishte ende e barabartë 0-0, Maradona kishte filluar të ndikonte në rezultatin përfundimtar të ndeshjes. Gjashtë minuta në pjesën e dytë të lojës, Maradona nxori topin nga zona me këmbën e majtë dhe ia kaloi shokut të skuadrës Jorge Valdano.

Valdano u përpoq të kalonte disa mbrojtës anglezë, por topi iu kap dhe përfundimisht u pastrua drejt portës së Anglisë nga mesfushori anglez Steve Hodge.

maradona vs angli 1

Për shkak të pozitës së lojtarëve, Maradona do të ishte kapur në pozitë jashtë loje, por ndërsa topi doli nga një kundërshtar, ai ishte në pozitë të rregullt dhe i vetëm brenda zonës së penalltisë dhe me topin në rënie, Maradona arriti topin para portierit Peter Shilton, duke u futur topin në rrjetë me dorën e majtë.

Grushti i Maradonas, i cili u ngrit afër kokës së tij, preku topin së pari dhe u fut në portën e Anglisë. Maradona filloi të festonte ndërsa vështronte anash gjyqtarin për konfirmim. Ai më pas festoi plotësisht golin kur u pranua.

maradona vs angli 3

Pas ndeshjes, Diego Maradona deklaroi se goli u shënua “pak me kokë, dhe pak me dorën e Zotit”.

“Dora e Zotit” ishte një frazë e përdorur nga ish-futbollisti argjentinas për të përshkruar këtë gol gjatë ndeshjes çerekfinale të Argjentinës kundër Anglisë, gol i cili doli të jetë ndër më vendimtarët, pasi Argjentina atë vit fitoi Kupën e Botës. /Telegrafi/

telegrafi sport app