Donnarumma përmend Guardiolën kur pyetet pse u transferua te City

Gianlugi Donnarumma ka kompletuar transferimin te Manchester City nga Paris Saint Germain në ditën e fundit të afatit kalimtar.
Portieri italian ende nuk është prezantuar zyrtarisht në Etihad Staidum, pasi është i grumbulluar nga Kombëtarja e Italisë.
"Realiteti është se në ditët e fundit, u preka shumë nga situata ime, por vazhdova të stërvitem mirë", tha portieri i ri i Man Cityt, Gianluigi Donnarumma, për transferimin e tij nga PSG që u finalizua në ditën e fundit të afatit.
Tutje portieri italian tha se ishte Pep Guardiola ai që insistoi për transferimin e tij te City.
"Mezi prisja të bashkohesha me Man Cityn, sepse ata më donin vërtet dhe Guardiola më donte vërtet. Nuk mund të jem më krenar që jam në një klub si City. Jam vërtet i lumtur".
"E pyeta presidentin e PSG-së nëse mund të nënshkruaja atje sepse isha me fat që e kisha".
"Jam vërtet i qetë, kur të kërkon një klub si Man City, do të thotë që ke bërë mirë. Të të kërkojë një trajner si Guardiola është një ndjenjë e papërshkrueshme", tha Donnarumma.
Donnarumma shihet si një nga portierët më të mirë në futboll, por nënshkrimi i tij përfaqëson një ndryshim të madh në filozofinë e Guardiolës, i cili gjithmonë ka preferuar të ketë një portier që ndihet rehat me topin në këmbë. /Telegrafi/















































