Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi ka njoftuar se ka vendosur të mos garojë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të cilat do të mbahen më 14 shkurt.
Përmes një postimi në Facebook, Kadaj-Bujupi ka thënë se “duke mos e gjetur shprehjen e organizuar e kolektive për bindjet e mia, unë kam vendosur që në këtë proces zgjedhor të mos garojë”
“E gjetur mes dy mundësish: të garojë për vete duke bërë kompromis me bindjet e mia, ose te mos marrë pjesë në garë duke bërë kompromis me interesin vetanak, kam zgjedhur të dytën. Më e rëndësishme është t’u mbetem besnike bindjeve të mia, të cilat mund të gjejnë shprehje politike në të ardhmen, se sa të heq dorë nga ato e ta depolitizojë rolin e përfaqësueses”, shkruan Kadaj-Bujupi.
Postimi i plotë:
Angazhimin politik përherë e kam parë në funksion të së mirës së përgjithshme, rritjes së barazisë së qytetarëve, dhe krijimit të një hapësire të re për gruan në sferën publike. Secila përpjekje imja është menduar në këtë drejtim. Si deputete përmes diskutimeve e propozimeve institucionale e legjislative; në rrugë përmes protestës të përbashkëta. Ky rrugëtim politik sigurisht se i ka pasur lëshimet e veta. Por edhe mos suksesin. Por me rëndësi është që, përkundër rrjedhës, ka pasur kohëra të rëndësishme arritjesh e momente të kujtueshme të përmbushjes.
Duke e parë që hapësira politike sot po ndryshon, dhe duke mos e gjetur shprehjen e organizuar e kolektive për bindjet e mia, unë kam vendosur që në këtë proces zgjedhor të mos garojë. E gjetur mes dy mundësish: të garojë për vete duke bërë kompromis me bindjet e mia, ose te mos marrë pjesë në garë duke bërë kompromis me interesin vetanak, kam zgjedhur të dytën. Më e rëndësishme është t’u mbetem besnike bindjeve të mia, të cilat mund të gjejnë shprehje politike në të ardhmen, se sa të heq dorë nga ato e ta depolitizojë rolin e përfaqësueses.
Dua t’i falendeoj të gjithë ata me të cilët kam bashkëpunuar. Dua t’i falenderojë të gjithë kolegët për sjelljet e tyre kolegiale. Veçanërsisht dua t’i falenderoj të gjithë mbështetësitë e mi, ata që më ndoqën, ata që më votuan, ata që më besuan mua e ma besuan përfaqësimin e tyre në Kuvend, ata që janë meritorët kryesor për sukseset elektorale të miat, dhe që ma mundësuan këtë përvojë të jashtëzakonshme në politikë.
Ne do të shihemi prapë. Deri atëherë faleminderit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët
Ndalimi i kosovarëve në Serbi, Gërvalla: Vuçiqi nisi t’i jetësojë kërcënimet pas votimit për anëtarësimin e Kosovës në KiE
"Zyrtarja e Policisë së Kosovës ende është duke u intervistuar nga policia serbe", flet pasagjeri i autobusit "Bici Com" që po mbahet në kufirin Serbi-Hungari
Kërkesë për interpelancë në parlamentin e Zvicrës për Kosovën - këto janë pikat që pritet të diskutohen
Bujar Osmani: Kam më shumë informacione mbi Banjskën, do ta informoj Qeverinë
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës dërgohet në Rashkë, Qalaj: BIA serbe do t’i bëjë presion për informata sekrete
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE
Xavi e tepron me fjalët që ia ka thënë gjyqtarit pas eliminimit të Barcelonës nga Liga e Kampionëve
“Dashuria e madhe ndaj Edit ia mori jetën, vajzat e panë të gjakosur”, flet familjarja e gruas që u vra në Pejë nga bashkëshorti
Reagon më në fund Akil Gjakova
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë
Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE