0Shares

Përse ky pushim të mos jetë më ndryshe nga pushimet e kaluara? Është koha që edhe kanakarit tuaj t’i krijoni përvojën që do ta mbani gjatë në mend!

Argëtimi në plazh, larja, shëtitja në natyrë dhe çastet e përkëdheljes me siguri do t’ju krijojnë kënaqësi edhe juve, transmeton Telegrafi.

Kudo që të shkoni me pushime, kanakari juaj gjithmonë do të jetë i lumtur dhe do t’ju shoqërojë. Udhëtimi mund të jetë i stresuar për kafshët njësoj, madje edhe më me shumë strese se te njerëzit.

Mund t’ju pëlqejë kampingu, shëtitjet e gjata buzë detit apo të udhëtoni me makinë larg qytetit sa për ndryshim ambienti.

Nëse vendosim që ta marrim mikun tonë me katër këmbë me vete duhet të japim disa përgjigje më parë. I pëlqejnë udhëtimet? Si i ka marrëdhëniet me kafshët e tjera, është miqësor me ta, po me njerëzit? Eshtë i afrueshëm apo agresiv? Sepse ka disa momente që na ndalojmë të bëjmë atë që do të donim me gjithë shpirt: nisjen e pushimeve pa u ndarë nga kafsha jonë e preferuar.

Kudo që të vendosni për të shkuar me pushime, sigurohuni të pyesni nëse qeni juaj lejohet të qëndrojë brenda me ju apo jashtë në ndonjë kolibe, pasi disa vende kanë rregulla të ndryshme për kafshët.

Kështu ne nuk duhet të nisim një aventurë të tillë nëse qeni ynë është shumë i vogël në moshë apo shumë i vjetër. Nëse është shtatzanë apo është sëmurë. Nëse është i pabindur apo është në muajin që ka ëndje për marrëdhënie seksuale.

Driving-with-Dogs-unrestrained

Shumëkush parapëlqen që ndërsa udhëton, ta lerë qenin me kokë jashtë dritares. Por ky është një pozicion gjithashtu i rrezikshëm sepse me gjasë shkaktohen probleme të rënda me frymëmarjen e tij nga forca e erës ose nga objekte që mund të përplasen me të.

Përpara se të niseni, po ju japim disa sugjerime të cilat duhet t’i merrni në konsideratë për pushime të këndshme dhe argëtuese me qentë:

* Jepini qenit tuaja të gjitha trajtimet kundra pleshtave dhe krimbave
* Sigurohuni që vaksinat të jenë brenda afatit të tyre kohor
* Zbuloni nëse vendi i pushimeve tuaja është i dizinfektuar nga rriqrat
* Siguroni kontaktet e ndonjë veterineri pranë destinacionit tuaj, në rast se do të keni nevojë
* Sigurohuni që në qaforen e qenit tuaj të jetë i pranishëm i gjithë informacioni identifikues
* Dërgojeni qenin tek veterineri për një kontroll shëndetësor, veçanërisht nëse ai është me mjekime

Ja edhe disa këshilla të tjera nga përpara se t’i hipni veturës

* Mos e ushqeni qenin tuaj për të paktën disa orë përpara nisjes.
* Sigurohuni që qeni të ketë shkuar në banjë përpara se ta hipni në makinë.
* Për sigurinë e të gjithëve, mbani qenin të lidhur apo në ndonjë kuti transporti.
* Ndaloni çdo dy orë dhe lëreni qenin që të shtrijë këmbët, të pijë pak ujë e të çlodhet.
* Asnjëherë mos e linin qenin vetëm në një makinë të mbyllur, nëse bëni një ndalesë. Temperaturat në makinë mund të rriten aq shpejtë sa të shkaktojnë goditje vape apo dhe vdekjen.
* Gjithmonë mbajeni qenin të lidhur kur e zbrisni nga makina.

1978e3a5-4d13-4253-ac14-1e5922e31c32

Nëse arrini deri në plazh mos pandehni se mbaroi kujdesi juaj për mikun që keni marrë me vete. Ju duhet ta nxirrni në breg të detit vetëm në mëngjez herët dhe mbasdite vonë. Dhe nuk duhet ta humbim në asnjë çast nga sytë.

Ka dhe një detaj tjetër nga më të rëndësishmit, i fundit, por jo i fundit për nga pesha që ka në marrëdhënien me mikun tonë me katër këmbë.

I afroni gjithmonë dashuri. Mos i nxirrni nervat dhe stresin tuaj mbi të; shpesh ai sillet si një qënie njerëzore që ka nevojë për dashuri dhe e rikthen atë dashuri tek ne duke na bërë më njerëzorë.

Të marrësh qenin me pushime është një kënaqësi për të gjithë, por jini vigjilent ndaj sigurisë së tij ndërkohë që ju shijoni pushimet tuaja. /Telegrafi/

Ocean-Beach-Dog-Beach-2-Courtesy-Joanne-DiBona-SanDiego

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)