LAJMI I FUNDIT:

A doni një fëmijë? Pesë shenja se jeni pjellore mu tani

A doni një fëmijë? Pesë shenja se jeni pjellore mu tani

Ke vendosur që je e gatshme për një fëmijë. Mirëpo, a është i gatshëm trupi juaj?

Në vazhdim të tekstit po ju sjellin pesë shenja të cilat flasin që është koha më e mirë për të provuar që të mbeteni shtatzënë mu tani! – transmeton Telegrafi.

Shenja e parë – ndjeshmëria e shtuar e nuhatjes së aromave. A të shqetëson aroma e partnerit tuaj pasi të ketë mbaruar ushtrimet më shumë se zakonisht? Mbase nuk është faji i tij.

Një studim i fundit zbuloi se nuhatja e një gruaje bëhet më e ndjeshme kur është koha e ovulimit. Në fazën pjellore, tërhiqen nga ferromoni androsteron mashkullor.

Shenja e dytë – mukoza cervikale ka ndryshuar konsistencën. Kur nuk ke ovulacion, ajo rrjedhje mund të jetë e turbullt apo madje mund të mungojë krejtësisht.

Mirëpo duke u ofruar sa më afër ovulacionit, trupi juaj prodhon më shumë estrogjen, për shkak të të cilit mukoza juaj cervikale bëhet më e zgjatur dhe më e kthjellët, sikur të bardhët e vezës.

Shenja e tretë – ndihesh dhe dukesh seksi. Nëna natyrë është mjaft e mençur.

Përafërsisht në kohën kur ndodh ovulimi, do të vëresh që buzët i ke më të plota falë shtimit të estrogjenit, bebëzat e syve të zgjeruara dhe lëkura më e butë.

Shenja e katërt – të ka ndryshuar pështyma. Kjo është shenjë që trupi juaj ka shumë hormone luteinizuese, gjë që ndodh drejtpërdrejt para ovulimit.

Këtë më së miri mund ta shohësh me anë të mikroskopit në një mostër pështyme.

Shenja e pestë – sisët janë më të ndjeshme. Çdo muaj vijnë periudhat kur sisët dhe thimthat janë më të ndjeshme për shkak të hormoneve të cilat gjenden në trupin tuaj para dhe pas ovulimit.

Sikleti në gjinj, i cili është shkaktuar nga hormonet dhe ka të bëjë me ciklin tuaj, është i njohur ndryshe si mastalgji ciklike.

Këtu janë disa shenja të përgjithshme që jeni gati për foshnjën tuaj:

Cikli i duhur menstrual – Ciklet e çrregullta mund ta bëjnë shtatzëninë sfiduese dhe mund ta bëjnë edhe më të vështirë ndjekjen e ditëve pjellore.

Mishrat e dhëmbëve të shëndetshëm – Disa hulumtime kanë treguar se gratë që kanë sëmundje të mishit të dhëmbëve u duhet më shumë kohë për t’u ngjizur. Prandaj, higjiena e mirë e dhëmbëve jo vetëm që do të thotë një hap më afër shtatzënisë, por gjithashtu mund të zvogëlojë rrezikun e abortit, raporton The Bump.

Dietë e ekuilibruar – Disa fruta dhe perime janë plot me vitamina dhe lëndë ushqyese të tilla si zinku, fibra, folati dhe kalciumi. Ata të gjithë mund të ju ndihmojnë të krijoni më shpejt.

Indeksi normal i masës trupore – Kequshqyerja ose mbipesha mund të zvogëlojë shanset tuaja për t’u ngjizur. Një BMI i shëndetshëm (Indeksi i Masës Trupore) varion nga 18.5 dp në 24.9. /Telegrafi/