LAJMI I FUNDIT:

Donald Trump publikon një video “ku godet Amerikën e Biden” ndërsa FBI bastisi pronën e tij në Florida

Donald Trump publikon një video “ku godet Amerikën e Biden” ndërsa FBI bastisi pronën e tij në Florida

Ish-presidenti Donald Trump ka publikuar një video ku “dënon Amerikën e presidentit Joe Biden” pas një bastisjeje të FBI-së në shtëpinë e tij.

Ndryshe, të hënën, Trump konfirmoi se agjentët e FBI-së kishin kontrolluar pronën e tij në Mar-A-Lago në Palm Beach, Florida.


Kështu, ai lëshoi një deklaratë duke dënuar aktin dhe tha se “asgjë e tillë nuk i ka ndodhur kurrë një presidenti të Shteteve të Bashkuara më parë”.

Ai shtoi: “Pas punës dhe bashkëpunimit me agjencitë përkatëse qeveritare, kjo bastisje e paparalajmëruar në shtëpinë time nuk ishte e nevojshme apo e përshtatshme”.

FBI ‘bastisi’ pronën e ish presidentit amerikan në Florida - Trump: Ata hynë edhe në kasafortën time
Lexo po ashtu FBI ‘bastisi’ pronën e ish presidentit amerikan në Florida - Trump: Ata hynë edhe në kasafortën time

Ai vazhdoi ta quajti bastisjen “sjellje të pahijshme prokuroriale” dhe një “armatim të sistemit të drejtësisë”.

Trump tha se bastisja ishte krijuar nga “Demokratët e Majtë Radikalë” që kërkonin ta pengonin atë të kandidonte për president në vitin 2024 dhe e krahasoi trajtimin e tij me korrupsionin në “vendet e shkatërruara të botës së tretë”.

Watch the latest video at foxnews.com

Ndërkohë të martën në mëngjes (sipas kohës lokale), Trump publikoi gjithashtu një video në platformën e tij të mediave sociale, Truth Social, e cila përfshinte fragmente nga fjalimi i tij gjatë një mitingu në Arizona në korrik.

Videoja ka muzikë dramatike që luhet ndërsa Trump flet, me imazhe që përputhen me fjalët që thuhen.

Ai fokusohet në çështje të tilla si tërheqja e forcave amerikane nga Afganistani, inflacioni, mungesa e pavarësisë së energjisë, çmimet e gazit dhe pushtimi i Ukrainës nga Vladimir Putin.

Trump përmend gjithashtu atë që ai e quan shtypin e “lajmeve të rreme”, nivelet e krimit, COVID-19, Iranin dhe Kinën.

Pasi rendit një sërë problemesh dhe çështjesh në Amerikë, Trump e mbyll me një mesazh optimist.

“… së shpejti do të kemi sërish madhështi”, tha Trump, ka thënë ndër tjerash Trump. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Azia
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia
Pamjet satelitore tregojnë se nuk ka dëme të mëdha në Isfahan të Iranit

Pamjet satelitore tregojnë se nuk ka dëme të mëdha në Isfahan të Iranit

Azia

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
Kalo në kategori