Rep-artisti me prejardhje nga Drenasi, Don Xhoni, është bërë mjaft i popullarizuar kohëve të fundit.

Ai gjatë këtij viti solli sërë projekte, përfshirë edhe bashkëpunime me emra të njohur të estradës shqiptare.


Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, reperi ka bërë të ditur se do të sjellë një ‘freestyle’ të ri.

don xhoni 125782958 3778745612158199 6829513717535717458 n (Foto: Instagram)

Paraqitja e tij do të jetë në ‘Gjoni Black’, aty ku edhe u bë i njohur për herë të parë për publikun e gjerë.

Në imazhin e ndarë nga fansat, Don shihet me një shishe në dorë, kurse qëndron para dy makinave luksoze.

don xhoni 123173694 291128208686883 6528893481271764507 n 1 (Foto: Instagram)

Theksojmë se “Alles Gute Criminale” është projekti i fundit i tij, që deri më tani ka marrë dy milionë klikime në platformën YouTube. /Telegrafi/