LAJMI I FUNDIT:

Don Xhoni flet për kunjat dhe rivalitetin me Noizyn: Kam respekt për të

Don Xhoni flet për kunjat dhe rivalitetin me Noizyn: Kam respekt për të

Dy prej emrave më të njohur dhe më të suksesshëm prej rap muzikën shqiptare janë padyshim Noizy dhe Don Xhoni.

Dyshja prej kohësh janë përfolur për rivalitet me njëri-tjetrin madje ata edhe kishin përplasje të shumta virtuale përmes rrjeteve sociale.

I ftuar në emisionin “Zemër Luana” të Luana Vjollcës që nisi mbrëmë (e diel), Don Xhoni u pyet pikërisht për raportin që ka me Noizyn.


Foto: Don Xhoni/Instagram

Reperi nga Drenica mohoi të kenë patur ndonjë konflikt me reperin nga Shqipëria, duke thënë se kunjat në rrjetet sociale mes tyre ishin diçka sa për argëtim.

“Na ka njoftuar një mik i përbashkët i yni, është djalë për toke, kemi treguar se nuk kemi probleme me njëri-tjetrin, ato kunjat që kanë ndodhur në rrjete sociale kanë qenë diçka argëtuese, kam respekt për të”.

Foto: Noizy/Instagram

Përveç me Noizyn, Don Xhoni ka treguar se ka raporte të mira edhe me reperët e tjerë si Mozzik, Getinjo dhe Finem.

Madje me këtë të fundit ndonëse u përfol për një përleshje fizike me të, reperi tha se një gjë e tillë nuk ka ndodhur asnjëherë mes tyre.

Foto: Finem/Instagram

Ndryshe, Don Xhoni aktualisht po shijon suksesin e bashkëpunimit me Era Istrefin “Hala” teksa mbetet I angazhuar edhe me koncerte dhe mbrëmje muzikore. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Është shumë e sjellshme

“Është shumë e sjellshme" - Motra e Gjestit flet për romancën e tij me Eglin

Magazina
Zbulohet raporti mes Xhenetës dhe banorit të ri të Big Brother VIP Albania, Kelly

Zbulohet raporti mes Xhenetës dhe banorit të ri të Big Brother VIP Albania, Kelly

Magazina

"Djellza na ka ndihmuar në kohë të vështirë" – Flet për herë të parë shoku i Gjestit

Magazina
Bëhet viral kërcimi i Ledion Liços në hapje të spektaklit duke kopjuar Kendrick Lamar

Bëhet viral kërcimi i Ledion Liços në hapje të spektaklit duke kopjuar Kendrick Lamar

Magazina

"Ke thënë që nuk flet me motrën", Rozana Radi: I kërkoj publikisht menaxherit tim që t'i publikojë mesazhet e mia me Oltën ku ajo ma uron mua fitoren

Magazina
Dalin mesazhet me zë të Olta Gixharit dhe Rozana Radit, zbulohet biseda mes tyre

Dalin mesazhet me zë të Olta Gixharit dhe Rozana Radit, zbulohet biseda mes tyre

Magazina
Kalo në kategori