A don me mësu qysh me editu video?

Dëshironi të mësoni video editing dhe të rrisni aftësitë tuaja profesionale në këtë fushë? Pixel ju fton të bëheni pjesë e grupit të ri për video editing i cili do të filloj gjatë muajit maj. Përmes këtij kursi intenziv do të nxirrni në pah talentin dhe potencialin tuaj në editimin e videove. Konkretisht ky kurs synon që përmes pjesës praktike t’iu aftësojë në nivelin që ju të shkëlqeni karshi konkurentëve tuaj. Pixels ka vendosur të revolucionarizojë mënyrën se si individët i qasen trajtimit të editimit të videove.Kjo nismë vjen në një kohë kur kërkesa për editim të videove është në rritje, për shkak të popullaritetit në rritje të përmbajtjes video në internet në platforma të ndryshme.Programi i trajnimit i ofruar nga Pixels është një mundësi e vlefshme për personat aspirues të videove që të përmirësojnë aftësitë e tyre dhe të mësojnë nga profesionistë të industrisë.

- Njohja me softuerët e redaktimitPrezantimi me 'user interface' dhe funksionalitetin e softuerit për video montazhë si Adobe Premiere Pro.- Si të organizojmë materialet dhe hapja e projekteveMësoni si të organizoni dhe regjistroni materialet tuaja në mënyrë efikase, si të hapni një projekt të ri dhe hapat bazë të montazhit.- Krijimi i një montazhiTeoria dhe praktika e krijimit të një montazhi video. Ky hap do të përfshijë krijimin e Projektit 1: Montazhi.- Implementimi dhe miksimi i audiosSi të implementoni dhe miksoni audio në videot tuaja për të krijuar një përvojë të plotë për shikuesit.- Eksportimi i projektitSi të eksportoni projektin tuaj me cilësimet e duhura për platforma të ndryshme.- Tregimi kreativZhvilloni aftësitë tuaja të tregimit për të bërë histori më tërheqëse dhe të fuqishme për shikuesit.- Teknika të ndërmjetme të redaktimitThellimi në teknika më komplekse të montazhit për të përmirësuar videot tuaja.

















































