LAJMI I FUNDIT:

Don Lush Gjergji: Në këtë kohë të zymtë ta ngjallim shpresën dhe dashurinë

Don Lush Gjergji: Në këtë kohë të zymtë ta ngjallim shpresën dhe dashurinë

Është mbajtur mesha e Pashkëve në Katedralen e Shën Nënë Tereza në Prishtinë. Mesha është mbajtur nën drejtimin e Don Lush Gjergjit nga Ipeshkvia e Kosovës.

Don Lush Gjergji në kremtimin e ditës së Pashkëve ka dërguar mesazhe dhe urime për të gjithë besimtarët krishterë.

Sikurse viti i kaluar edhe këtë vit Pashkët kremtohen në kohën kur e gjithë bota po përballet me pandeminë COVID-19. Për çka ai është shprehur se në këtë të zymtë dhe të pandemisë dhe ngjarjeve që po ndodhin ten ne dhe në botë duhet të kemi sigurinë dhe të ngjallim shpresën dhe dashurinë

Me ç’rast ai tha se përmes veprimeve të mira njerëzit mund ta gjejnë Zotin.

“Në këtë kohë të zymtë dhe të pandemisë dhe ngjarjeve të ndryshme që ndodhi tek ne dhe në botë ne ta kemi sigurinë, ngjalljen e shpresës dhe ndezjen e dashurisë. Të përjetojmë siç përjeton tjetri[…] të përjetojmë se varri është i zbrazët se nuk jemi të krijuar për varr, për shkatërrim për vdekje dhe për asgjësim por për jetë. Dhe mirëkuptimi i kësaj jetë është parathënia e jetës së pasosur të cilën e arrijmë me Krishtin e ngjallur. Me këto ndjenja të thella, me nderim dhe dashurinë e ndaj Krishtit, juve dhe gjithë juve iu dëshirojmë Pashkët e shenjta, Pashkët e bardha, Pashkët e bekuara, Pashkët të cilat prekin thelbin e jetës sonë, ndërrojnë, përmirësojnë dhe shenjtërojnë jetën tonë”, tha ai.

Veç urimit për Pashkët edhe Don Fatmir Koliqi dërgoi lutje për gjithë të prekurit nga COVID-19, duke shtuar edhe se mos të harrohet se Krishti është i gjallë dhe ai dhuron shpirt për t’i tejkaluar gjithë vështirësitë.

“Hiri i Krishtit të ringjallur ju përcjelltë gjithmonë në jetën tuaj dhe gjithmonë të mos harrojmë se Krishti është i gjallë dhe është ai që na dhuron jetën vazhdimisht dhe na jep atë shpirt do të thotë të mos keni frikë ndaj atyre që janë më të vështirë dhe që viti i kaluar po na sprovon me shumëçka dhe vetëm me Krishtin e ringjallur mund ë përballem ndaj kësaj vështirësie dhe sfide që bota po e përballon me pandeminë COVID-19”, tha ai.

Mbrëmjen e së shtunës në Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë, nën drejtimin e Ipeshkvit të Ipeshkvisë së Kosovës, Izmot Dodë Gjergjaj, është mbajtur ceremonia e Meshës Solemne të Pashkëve.

Pashkët, janë kremtimi më i madh i kalendarit liturgjik i Kishës Katolike dhe i kishave të tjera të krishtera të cilat kremtojnë Ringjalljen e Jezusit të Nazaretit ndodhur, sipas Besëlidhjes së Re, tre ditë pas vdekjes së tij në Kryq. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori