Doli pozitive në testin për COVID-19, por shëtitet rrugëve në Vushtrri
332:"BERLIN, GERMANY - MARCH 10 :Symbol photo of the coronavirus crisis. Diagnosis. COVID-19, SARS-CoV-2 on March 10, 2020 in Berlin, Germany. Health authorities around the world are concerned about the novel coronavirus. More and more countries are reporting diseases and new infections. (Photo by Thomas Imo/Photothek via Getty Images) 26:"Photothek via Getty Images
Policia e Kosovës ka njoftuar se në Vushtrri një femër e cila është konfirmuar se është prekur me COVID-19, nuk ka respektuar masat e vet-izolimit.
Për shkak të virusit, e dyshuara nuk është intervistuar, ndërsa prokurori është informuar lidhur me rastin.
“Rr. Haxhi Zeka, Vushtrri 30.06.2020-21:10. Njësitet policore, gjatë inspektimit për respektim të masave për vet-izolim sipas rekomandimeve të IKSHP-së për personat e prekur me COVID-19, kanë konstatuar se e dyshuar femër kosovare e konfirmuar me COVID-19, nuk ka respektuar masat e vet-izolimit duke dalë në qytet. E dyshuara nuk është intervistuar për shkak të virusit, ndërsa prokurori është informuar lidhur me rastin”, thuhet në raportin e PK-së. /Telegrafi/