LAJMI I FUNDIT:

Dokumentet e gjetura nga forcat irakiane: Dy kosovarë refuzuan t’i bashkohen luftës së ISIS-it

Dokumentet e gjetura nga forcat irakiane: Dy kosovarë refuzuan t’i bashkohen luftës së ISIS-it

Disa dokumente në dosje të Shtetit Islamik kanë lënë të kuptohet se brenda radhëve të luftëtarëve të huaj të ISIS-it ka pasur edhe luftëtarë të rebeluar.

Një militant belg kishte një shënim mjekësor në të cilin shkruhej se ai kishte dhimbje shpine dhe nuk mund të bashkohej betejës. Një luftëtar tjetër nga Franca pohoi se ai donte të largohej nga Iraku për të kryer një sulm vetëvrasës në vendin e tij. Disa kërkuan transferim në Siri. Të tjerët thjesht nuk pranuan për të luftuar.


Dokumentet e 14 “problemeve” të luftëtarëve nga batalioni Tariq Bin Zijad – i përbërë kryesisht nga të huajt – u gjetën nga forcat irakiane, pasi që ata morën një bazë të Shtetit Islamik në një lagje të Mosulit, muajin e kaluar, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Në kulmin e saj, Shteti Islamik tërhoqi mijëra rekrutë çdo muaj dhe kontrolloi rreth një të tretën e territorit të Irakut, dhe të huajt që erdhën aty janë karakterizuar si luftëtarët më kokëfortë. Por grupi tanimë ka humbur shumë terren.

Militantët janë të rrethuar tashmë në gjysmën perëndimore të Mosulit, dikur qyteti më i madh i kontrolluar nga Shteti Islamik dhe zemra e të vetëshpallurit kalifatit. Por humbjet e grupit kanë shkaktuar shqetësime në Evropë se luftëtarët e zhgënjyer mund të gjejnë rrugën e tyre për në shtëpi.

“Ai nuk dëshiron të luftojë, dëshiron të kthehet në Francë”, thuhet në shënimet mbi një 24-vjeçar të listuar si një banor francez me prejardhje algjeriane.

“Pretendon se do të martirizohet në Francë. Pretendon se është i sëmurë, por nuk ka ndonjë raport mjekësor”, thuhet më tej në shënim.

Ai ishte një prej pesë luftëtarëve në dosjen e listuar që është banor i Francës, apo me origjinë nga Franca.

Sipas medieve të huaja, më shumë qytetarë nga Franca i janë bashkuar Shtetit Islamik sesa nga çdo vend tjetër në Evropë që nga viti 2011, kur kryengritja popullore në Siri kundër presidentit Bashar al-Assad u kthye e dhunshme dhe nxiti rritjen e grupeve ekstremiste.

Gjithashtu, sipas këtyre dokumenteve, ndër këta luftëtarë “rebelë” kishte edhe nga Kosova, përcjell Telegrafi.

Dy burra nga Kosova nuk pranuan për të luftuar dhe kërkuan që të kalonin në Siri. Njëri tha se ai kishte dhimbje koke, shkruajnë më tej mediat ndërkombëtare.

Nga më shumë se 4.000 luftëtarë të huaj që janë larguar nga vendet e Bashkimit Evropian për Irak dhe Siri, rreth një e treta janë kthyer, sipas një raporti nga Qendra Ndërkombëtare e Kundër-terrorizmit, me qendër në Hagë.

Rreth 14 për qind janë konfirmuar të vdekur, ndërsa pjesa tjetër mbetet jashtë ose vendndodhja e tyre është ende e panjohur.

Edwin Bakker, një studiues në Qendrën Ndërkombëtare për Kundër-terrorizëm dhe profesor i kundër-terrorizmit në Universitetin Leiden, tha se luftëtarë nga vendet e Evropës perëndimore janë të njohur kryesisht agjencitë e zbulimit, por ka pak informacion për ata nga vende të tilla si Bosnja dhe Kosova.

“Me kufij të hapur në Evropë, këta luftëtarë të mund të kthehen në shtëpi dhe të realizojnë sulme në kontinentin evropian”, tha ai.

Por, sipas tij, paralajmërimet e një “cunami” të luftëtarëve të kthyer janë një gjë e ekzagjeruar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Lajme
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Lugina
Kalo në kategori