Ai konsiderohet si një ndër gjenitë e botës së futbollit, dhe për këtë vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes së mediave botërore.

Bëhet fjalë për Diego Armando Maradonën, i cili realizoi golin e shekullit në çerekfinale të Kupës së Botës 1986.


Por argjentinasi - i cili kujtohet për golin e realizuar me dorë - ka fshehur edhe një sekret të errët të jetës.

Screenshot 5 2

Një dokumentar i ri nga regjisori britanik, Asif Kapadia zbulon thellësitë e problemeve të drogës së argjentinasit dhe shfaq se si ishte shfrytëzuar nga mafia italiane, e cila e furnizonte botën me kokainë dhe prostituta.

I titulluar thjesht Diego Maradona, filmi përmban pamjet e pa para të lojtarit në kulmin e famës si lojtar i Napolit.

Nga aksidentet me vetura nëpër rrugët e Napolit deri tek veshjes e shtrenjta e ndeshjet e tenisit me të dashurën e tij, është një vështrim intim në futbollistin më të diskutueshëm në botë.

Thuhet gjithashtu se Camorra e kishte financuar transferimin e argjentinasit prej shtatë milionë eurosh në Napoli, diçka që e mohoi fuqishëm presidenti i klubit.

Në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar dukej i paprekshëm. Jo vetëm që fitoi Kupën e Botës me Argjentinën në vitin 1986, ai gjithashtu e kishte Napolin ta fitonte titullin e parë të Serie A.

Ndryshe, ai u trajtua si një Zot në qytetin e Sna Diegos, ku tifozët festuan për javë të tëra dhe trupin me fytyrën e tij. /Telegrafi/

Screenshot 6 2

Screenshot 4 4

Screenshot 7 1