Dokumentar i IRL-së për spitalin modular në Tetovë, Prokuroria hedh poshtë pretendimet
Prokuroria Publike dhe ekipi i prokurorëve publikë që kanë punuar në rastin e zjarrit në Spitalin Modular të Tetovës hedhin poshtë pretendimet në emisionin e Laboratorit Hulumtues të Reporterëve (IRL) që i referohen rrjedhës së hetimit të këtij rasti, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Siç thonë prej atje, me synimin e dukshëm për diskreditim të pabazë dhe pa ndonjë interes real për të prezantuar të vërtetën, emisioni me vetëdije kryen manipulim të rëndë me informacionet. Prokuroria thotë se janë absolutisht të rreme pretendimet se ekspertiza e ekspertëve gjermanë nuk është paraqitur si provë në proces gjyqësor.
“Ekspertiza zyrtare nga Instituti i Mjekësisë Ligjore i Institutit të mjekësisë ligjore pranë shërbimit federale për kriminalistikë nga Gjermania ishte pjesë përbërëse e materialit dëshmues”, thonë nga Prokuroria.
Prokuroria shton se në emision nuk përfshihen konkluzionet e ekspertizës së Fakultetit të Teknologjisë dhe Metalurgjisë, që e shqyrtoi shpejtësinë e djegies së të gjitha materialeve të përdorura për spitalin dhe që tregon qartë gjithashtu se arsyeja kryesore e shpejtësisë së djegia e spitalit modular është përqendrimi i lartë i oksigjenit në objekt.
Në njoftimin e Prokurorisë, thuhet se si dëshmi për përkushtimin dhe transparencën në punën e Prokurorisë Publike dhe prokurorëve publikë që veprojnë në këtë rast, gazetarëve të IRL-së u janë mundësuar disa takime me prokurorë të ndryshëm publikë, dhe u është ofruar gjithashtu që t’ua dërgojnë të gjitha pyetjet me shkrim në lidhje me këtë temë e që deri në publikimin e emisionit pyetje të tilla nuk janë dërguar në Prokurori.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251