LAJMI I FUNDIT:

DokuFesti, këtë vit ‘online’

DokuFesti, këtë vit ‘online’

Duke ndjekur paqartësitë që po e përcjellin krizën globale të shkaktuar nga pandemia si dhe duke pasur parasysh njoftimet e fundit të qeverisë së Kosovës lidhur me situatën e sigurisë dhe shëndetit publik, DokuFest ka vendosur ta bartë edicionin e 19-të të festivalit në sferën dixhitale.

Këtë vit, festivali do të jetë i hapur prej 7-25 gusht me programe të filmit, panele, masterklasa, punëtori bashkëpunuese, si dhe me performanca muzikore online.


““Për ta sjellë festivalin online, kemi bashkëpunuar me Festival Scope dhe Shift72, në mënyrë që të garantojmë përvojën më të mirë të transmetimit si dhe të sigurojmë që programi ynë të jetë i qasshëm për audiencën lokale dhe regjionale. Inspiruar nga bendi britanik post-punk, Joy Division, dhe njërën prej këngëve të tyre ikonike, tema e këtij viti, ‘Transmisioni’, në shumë mënyra do të vë në pah tranzicionin të cilin jemi duke e përjetuar si shoqëri, teksa po e kuptojmë që bota dhe çdo gjë që dimë për të po transformohet shumë shpejt. Andaj, këtë vit ju ftojmë të jeni pjesë e një eksperimenti ku përmbajtja e festivalit do të transmetohet digjitalisht dhe do të zgjerohet përtej kinemave dhe hapësirave të zakonshme të qytetit të Prizrenit. Kësisoj, shpresojmë të transformohemi personalisht dhe kolektivisht përmes mënyrave të reja të të menduarit, punuarit dhe shpërndarjes”, është njoftuar në faqen zyrtare të festivalit.

Në ditët në vazhdim pritet të shpallet programi i plotë garues i festivalit. /Telegrafi/

Në trend Kultura

Më shumë
VETMI

VETMI

Fjala+
DIKUSH E DOGJI AMERIKËN

DIKUSH E DOGJI AMERIKËN

Poezi
VITET E ARTA

VITET E ARTA

Poezi
FËMIJA

FËMIJA

Poezi
“PLURALIZËM”

“PLURALIZËM”

Kulture
SHTËPIA E RE

SHTËPIA E RE

Poezi
Kalo në kategori