LAJMI I FUNDIT:
Prizreni 2° cloudy

DokuFest fuqizon të rinjtë me aftësi digjitale dhe siguri kibernetike

DokuFest fuqizon të rinjtë me aftësi digjitale dhe siguri kibernetike

DokuFest ka njoftuar se projekti D:FICT (Inovacioni digjital në film dhe transformimi kulturor) ka përfunduar modulin e parë mbi aftësitë digjitale dhe sigurinë kibernetike, ku ekspertët e kompanisë “Hallakate” kanë pajisur të rinjtë me kompetenca thelbësore teknologjike.

“Meqenëse aftësitë digjitale po bëhen gjithnjë e më të rëndësishme, ky sesion u mundësoi pjesëmarrësve të fitojnë njohuri praktike se si të mbrojnë të dhënat e tyre digjitale të kuptojnë kërcënimet online dhe përdorimin e mjeteve digjitale për rritje krijuese dhe profesionale”, thuhet në njoftimin e DokuFest.

Tutje theksohet se trajnimi u organizua në pesë grupe, duke përfshirë pjesëmarrës nga 11 komuna të Kosovës, përkatësisht Vushtrri, Mitrovicë, Lipjan, Podujevë, Obiliq, Prishtinë, Viti, Gjilan, Kamenicë, Gjakovë, Prizren dhe Fushë Kosovë.


“Me mbi 230 pjesëmarrës të pranishëm, ky trajnim shënoi një hap të rëndësishëm në ngritjen e vetëdijes digjitale dhe transformimit kulturor përmes teknologjisë”, ka bërë të ditur DokuFest.

Në kuadër të trajnimit, janë trajtuar disa tema kyçe, duke filluar me Prezantimin në Aftësitë Digjitale, ku pjesëmarrësit kanë marrë njohuri mbi mjetet digjitale bazë dhe përdorimin e tyre. Më pas, ata janë njohur me Bazat e Sigurisë Kibernetike, duke mësuar si të mbrojnë të dhënat personale dhe si të orientohen në mënyrë të sigurt në internet. Ata po ashtu kanë mësuar për Bazat e Krijimit të Përmbajtjes Digjitale, duke zbuluar teknika për krijimin e produkteve digjitale. Trajnimi është përmbyllur me Punë Praktike, ku pjesëmarrësit kanë aplikuar aftësitë e reja përmes ushtrimeve interaktive.

“D:FICT vazhdon të shërbejë si një platformë për të rinjtë që duan të angazhohen në inovacion dhe të përgatiten për epokën digjitale”, ka njoftuar DokuFest, duke sqaruar se projekti po zbatohet në bashkëpunim me GIZ Kosova dhe ITP Prizren. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Balenat 45 tonëshe “mbrojnë” zhytësin nga peshkaqeni, pamjet bëhen virale

Balenat 45 tonëshe “mbrojnë” zhytësin nga peshkaqeni, pamjet bëhen virale

Interesante
“Më arrestuan”, Anisa Veseli rrëfen detajet e përballjes me pronaren e klinikës që e mashtroi për të trajtuar sëmundjen e saj

“Më arrestuan”, Anisa Veseli rrëfen detajet e përballjes me pronaren e klinikës që e mashtroi për të trajtuar sëmundjen e saj

Magazina
Kërkesa e politikanit francez për kthimin e Statujës së Lirisë nervozon mbështetësit e Trumpit: Eja, merre

Kërkesa e politikanit francez për kthimin e Statujës së Lirisë nervozon mbështetësit e Trumpit: Eja, merre

Amerika
Si teknologjia e mbrojtjes e Ukrainës po formëson të ardhmen e luftës

Si teknologjia e mbrojtjes e Ukrainës po formëson të ardhmen e luftës

Botë
Haradinaj: Nuk është krim që LDK të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj: Nuk është krim që LDK të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen

Politikë
Menduan se ka vdekur ish-lojtari i tyre dhe mbajtën një minutë heshtje - klubi bullgar detyrohet të kërkojë falje pasi ai është gjallë

Menduan se ka vdekur ish-lojtari i tyre dhe mbajtën një minutë heshtje - klubi bullgar detyrohet të kërkojë falje pasi ai është gjallë

Ligat tjera
Kalo në kategori