LAJMI I FUNDIT:

Doktoron studentja e parë në programin studimeve “Shkencat e Ushqimit dhe Teknologjia ushqimore” në UP

Doktoron studentja e parë në programin studimeve “Shkencat e Ushqimit dhe Teknologjia ushqimore” në UP

Me datë 15 tetor, në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë të Universitetit të Prishtinës, doktoroj studentja e parë në programin “Shkencat e ushqimit dhe teknologjia ushqimore”.

Kandidatja Arieta Camaj Ibrahimi e mbrojti me sukses temën e doktoratës me titull “Përcaktimi i aflatoksinës M1 në qumësht të papërpunuar në regjion të Kosovës” para komisioni në përbërje Prof. Bajram Berisha (kryetar), Prof. Arben Haziri (anëtar) dhe Prof. Zehra Hajrulai (anëtare e jashtme, Universiteti i Shkupit).

Punimi i doktoratës është realizuar në mbikëqyrjen e Prof. Tahir Arbneshi (mentor) dhe Prof. Karsten Meyer (bashkëmentor) nga Universiteti Teknik i Munihut.


Programi i studimeve të doktoratës “Shkencat e ushqimit dhe teknologjia ushqimore” ka qenë njëra nder dy shtyllat kryesore te Projektit TEMPUS: “Studimet e doktoratës në shkencat e ushqimit dhe teknologjisë ushqimore dhe krijimin e kapaciteteve për reformën e doktoratës në Universitetin e Prishtinës”, që është koordinuar nga Prof. Dr. habil. Bajram Berisha.

Projekti i përmendur TEMPUS përveç krijimit këtij programi të doktoratës, Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë i ka ofruar pajisje laboratorike me vlere mbi 250.000 Euro për fushën e Biologjisë molekulare dhe bioteknologjisë shtazore!

Është e rëndësishme të përmendet këtu se ky është programi i pare i studimeve të doktoratës që ka organizuar ndonjëherë Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë në Prishtinë.

Dr. Arieta Camaj Ibrahimi por edhe kandidatet tjerë të gjeneratës së parë të programit të studimeve të doktoratës “Shkencat e ushqimit dhe teknologjia ushqimore” kanë arritur që rezultatet e tyre shkencore ti publikojnë në revista prestigjioze shkencore ndërkombëtare, gjë që po ndihmon edhe në këtë formë ndërkombëtarizimin e mëtejmë të Universitetit të Prishtinës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Lajme
Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve

Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme

"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Kalo në kategori