Covid-19: Çfarë ndodh pas testit pozitiv dhe çfarë të presësh.
Nga: Dr. Pashko R. Camaj, Doktor i Shkencave të Shëndetit Publik- New York
Tetë muaj pas shpërthimit të pandemisë, këtu si dhe në shumë vende anembanë botës, rastet e Covid-19 janë në rritje, dhe shumë pyetje vazhojnë të mbeten pa përgjigje. Një shoqe e imja ishte testuar pozitive për Covid-19, dhe pas dy javësh simptomologji të moderuar, ajo u testua përsëri, dhe rezultati ishte akoma pozitiv. Pasi vërejta një ton dëshpërimi, ia shpjegova se testi pozitiv, edhe pas përmirësimit të simptomave, nuk është i pazakontë. Çfarë ndodh pas testit pozitiv, edhe pasi simptomat të përmirësohen – pa kurim të njohur dhe akoma pa vaksinë, çfarë të pritet më pas – janë disa nga pyetjet që do të përpiqem t’u përgjigjem në këtë ese.
Ne kemi mësuar se gjetja e përgjigjeve të besueshme në mes te ‘zhurmës’ si dhe shumë të dhënave të dyshimta mbi trajtimet e kesaj pandemije, nuk është e lehtë. Lajmi i mirë është se kemi udhëzime më të qarta se si të mbrohemi më mirë. Përveç kësaj, ne kemi parë një përmirësim të dukshëm në trajtimet efektive që kanë pasur një efekt dramatik ndaj Covid-19. Këtu është një pamje se si kjo njohuri dhe udhëzim mund të jenë të dobishëm për këdo që është testuar pozitiv me infeksionin Covid-19.
Testimi i pozitiv – lajm frikësues: Nëse jeni testuar pozitiv, hapi i parë është, të vet-izoloheni në shtëpi. Shërbimi shëndetësor publik do t’ju kontaktojë me këshilla dhe informacione, se sa kohë do t’ju duhet për ta bërë këtë. Nëse jeni si shumica e njerëzve me Covid-19, nuk do të keni nevojë të shkoni në klinikë ose spital dhe mund të menaxhoni vetë sëmundjen në shtëpi. Fillimisht, mund të përjetoni simptoma të ngjashme me gripin sezonal si kollë, dhimbje fyti, ethe, dhimbje trupi, dhe dhimbje koke. Përkohësisht mund të humbni dhe nuhatjen dhe shijen tuaj; simptoma më pak të zakonshme përfshijnë të përzier stomaku, të vjella dhe diarre. Pavarësisht nga simptomat tuaja, do t’ju duhet shumë pushim, lëngje dhe ilace për dhimbje ose ethe. Randesi e veçantë është që të shikoni se si ndiheni nga dita e pestë, pas fillimit te simptomave, pasi kjo është koha që disa njerëz fillojnë të përkeqësohen ndjeshëm. Rreth 20% e njerëzve hyjnë në këtë kategori, ne veçanti ata më të moshuar, dhe ata me kushte shëndetësore para-ekzistuese, që më shpesh kanë novojë të kërkojnë shtrimin në spital.
Sa kohë jemi infektivë (ngjites): Një person me Covid-19 mund të jetë ngjitës 48 deri në 72 orë para se të fillojë të përjetojë simptomat e para. Në fakt, ne kemi mësuar se njerëzit pa simptoma mund të kenë më shumë gjasa të përhapin sëmundjen, sepse nuk ka gjasa të jenë izoluar dhe mund të mos marrin masa për të parandaluar përhapjen. Megjiatë, njerëzit janë më ngjitës në fillim të sëmundjes së tyre, kur fillojnë të përjetojnë simptoma, veçanërisht nëse kolliten dhe teshtin. Është e rëndësishme të theksohet se për disa njerëz mund të duhet pak kohë që testi të bëhet negativ. Disa njerëz testojnë negativ brenda 10 ditëve, pasi që të jenë sëmur. Të tjerët përjetojnë një periudhë më të gjatë të sëmundjes. Disa njerëz vazhdojnë të jenë pozitivë për disa javë me rallë. Në fakt, rreth 30% deri 40% e njerëzve do të testojnë pozitive për disa javë pasi simptomat janë lehtësuar, por kjo nuk do të thotë që ata janë ngjitës gjatë kësaj kohe. Ky virus ka tendencë të jetë infektiv gjatë shtatë-tetë ditët e para, pas fillimit të infeksionit. Kjo është arsyeja që njerëzit bëjnë karantinë për rreth 10-12 ditë, nëse kanë testuar pozitiv. Një test pozitiv pas kësaj periudhe tregon se ne ende kemi virusin, madje dhe në sasi te ulët, por nuk ka të gjasë që ata të infektojnë njerëz të tjerë.
Udhëzimet më të fundit të Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve te SHBA-së thonë se dikush që ka pasur Covid-19 mund të ndërpresë izolimin pasi të ketë përmbushur keto kritere:
Kanë kaluar më shumë se 10 ditë që nga fillimi i simptomave.
Pa temperaturë, më shumë se 24 orë, pa përdorimin e ilaçeve për uljen e temperaturës.
Simptomat e tjera janë përmirësuar.
Shërimi: Shërimi nga Covid-19 varet nga shumë faktorë, duke përfshirë shëndetin e mëparshëm, si dhe ashpërsinë e sëmundjes. Faza e rimëkëmbjes ende nuk është kuptuar plotësisht, por ne e dimë se disa njerëz vuajnë nga simptoma të zgjatura, duke përfshirë lodhjen, frymëmarrjen dhe dhimbjet e kyçeve dhe gjoksit. Ndërkohë, shkencëtarët vazhdojnë të merren me ndërlikimin e të kuptuarit dhe trajtimit të këtij virusi, dhe për pak kohë do të vazhdojmë të kemi më shumë pyetje sesa përgjigje. Shumica e njerëzve që janë të infektuar me virusin prodhojnë antitrupa, të cilat janë proteina që e bëjnë më të vështirë për virusin të infektojë qelizat. Por antitrupat janë vetëm një pjesë e përgjigjes imune të trupit. Qelizat T, për shembull, mund të shkatërrojnë qelizat që janë tashmë të infektuara – në këtë mënyrë ato nuk vazhdojnë të jenë një ‘fabrikë’ për viruse të reja, kurse qelizat B, mund të gjenerojnë shpejt një përgjigje të fortë të antitrupave, ndaj një virusi që trupi ka hasur më parë. Deri më tani nuk kemi mundur të bëjmë ndonjë përgjithësim, se sa mund të zgjasë imuniteti ndaj ketij virusi.
Raport mbi vaksinën: Ne e dimë që disa kandidatë për vaksina Covid-19 janë në fazën e fundit të provave klinike dhe ekziston entuziazëm për teknologjitë inovative që përdorën për të zhvilluar një vaksinë që do ta ndryshojë pandeminë. Investime të mëdha janë bërë në zhvillimin e vaksinave të sigurta dhe efektive. Pyetja “a do të kemi një vaksinë ndaj Covid-19” është zëvendësuar me “kur” do ta kemi këtë? Zyrtarët e shëndetit publik dhe shkencëtarët në të gjithë botën po i afrohen më shumë përgjigjes së kësaj pyetjeje – ndërsa bota pret një vaksinë efektive dhe të sigurt që së shpejti të fillojë të ndryshojë rrjedhën e kësaj pandemie globale. Në ndërkohë, ju lutem praktikoni higjienë të mirë dhe distancim shoqëror, duke përdorur mbulesa fytyre si maska kirurgjike, maska N-95 dhe madje edhe mbulesa fytyre të bëra në shtëpi. Këto mund të ndihmojnë në uljen e rrezikut të përhapjes së virusit ose infektimit dhe mbajtjes së shëndetit tuaj./Telegrafi/
Autori, po ashtu është edhe nënkryetari i Federatës Panshqiptare të Amerikës -VATRA
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
Pagesa më të lira në banka – hyrja e Shqipërisë në SEPA, vitin e parë kursehen 20 milionë euro
Restorant “Dardani” në Bogovinë, vendi ideal për ushqim, ambient dhe mikpritje fantastike
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
KFOR-i bën patrullime në Istog
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio
Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë