LAJMI I FUNDIT:

Doktori që u gjend në vendin e ngjarjes publikon imazhe të papublikuara më parë, 18 vjet pas sulmeve të 11 Shtatorit

Doktori që u gjend në vendin e ngjarjes publikon imazhe të papublikuara më parë, 18 vjet pas sulmeve të 11 Shtatorit

Disa fotografi të cilat thuhet se nuk janë parë më herët të 11 Shtatorit që tregojnë shkatërrimin në Qendrën Botërore të Tregtisë në New York, janë publikuar nga një prej mjekëve të parë në vendngjarje.

Siç shkruan The Sun, përcjell Telegrafi, pasi pa Kullat Binjake të “ndezura” në 11 shtator 2001 ndërsa po shëtiste qenin e tij, Dr. Emil Chynn, tani 50 vjeç, nxitoi të shihte se çfarë po ndodhte.

Sulmet terroriste përfshinin aeroplanë të rrëmbyer që u përplasen në qendrën tregtare, Pentagon jashtë Washington DC dhe një fushë afër Shanksville, Pensilvani – ku vdiqën gati 3000 njerëz.


Rënia e Kullave Binjake të qendrës tregtare prodhoi re të dendura të pluhurit dhe zjarret që zgjatën edhe më tej nën rrënoja.

Dr. Chynn tha që e kuptoi që të qenit fizikisht në “Ground Zero” do të ishte më shumë ndihmë për viktimat, në krahasim me pritjen për t’i trajtuar ata në spital.

Doktori tani ka publikuar fotografitë që ka marrë gjatë javës që ai është bërë vullnetar në vendngjarje për të demonstruar mirësinë e të huajve gjatë një kohe kaq të bujshme dhe të tmerrshme.

Ai e përshkroi skenën si “të tmerrshme”, duke thënë se njerëzit po përpiqeshin të pastronin mbeturinat dhe pjesët e trupit nga i gjithë vendi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Serbia
Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Serbia
Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Evropa
Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Serbia
Gjykata e Bosnjës urdhëron një muaj paraburgim për Dodikun

Gjykata e Bosnjës urdhëron një muaj paraburgim për Dodikun

Bosnja
Ukrainasit sulmojnë me dron rafinerinë e naftës në Rusi

Ukrainasit sulmojnë me dron rafinerinë e naftës në Rusi

Evropa
Kalo në kategori