LAJMI I FUNDIT:

‘Doktor Vdekja’ në Serbi: Të gatshëm ta prodhojmë vaksinën kundër COVID-19 bashkë me Rusinë

‘Doktor Vdekja’ në Serbi: Të gatshëm ta prodhojmë vaksinën kundër COVID-19 bashkë me Rusinë

Ministri i Shëndetësisë së Serbisë, Zlatibor Lonçar ka thënë për një television rus se, janë të gatshëm ta zhvillojnë vaksinën kundër COVID-19 bashkë me Rusinë.

Lonçar njihet si “Doktor Vdekja” për shkak dyshimit në përfshirjen e vrasjes së ish-kryeministrit të Serbisë, Zoran Gjingjiq.


“Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Rusinë. Do të dëshironim që të dy vendet tona të punojnë në prodhimin e vaksinës, por edhe në luftën e përbashkët kundër COVID-19 dhe sëmundjeve të tjera”, tha Lonçar, shkruajnë mediet serbe.

Në Serbi, në procesin gjyqësor për vrasjen e Gjingjiqit, dëshmitarë të caktuar kanë përmendur ministrin aktual serb se ka qenë bashkëpunëtor i Klanit të Zemunit, klan i njohur kriminal i përbërë nga  Dusan Spasojeviq dhe Milorad Ulemek “Legija”.

“Doktori i vdekjes është Lonçari, ngase iu ndihmoi miqve të Klant të Zemunit dhe iu ndihmoi edhe të tejrëve që të shkonin në botën tjetër”, pati deklaruar dëshmitari Dejan Milenkoviq.

Lidhur me vaksinën ruse, për të cilën u raportua se as Vladimir Putin nuk do ta marrë, për shkak të masave të sigurisë, “Doktor Vdekja” pati fjalë të mëdha.

“Përveç Rusisë, asnjë shtet tjetër nuk ia ka siguruar vaksinën Serbisë që ta hulumtojë vaksinën. Kemi laboratorë në të cilët do të analizohet pikërisht kualiteti i vaksinës ruse”, ka thënë Lonçar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori