LAJMI I FUNDIT:

Dogana e Kosovës kap rreth 100 mijë funta që tentuan të futën ilegalisht

Dogana e Kosovës kap rreth 100 mijë funta që tentuan të futën ilegalisht

Oficerët doganor kanë arritur të parandalojnë futjen ilegale të sasisë prej rreth 100 mijë mijë funtave në pikën e kalimin ndërkombëtar të aeroportit “Adem Jashari”.

Sipas njoftimit të Doganës, mjetet monetare janë ndaluar si dhe rasti ka vazhduar për hetime të mëtejme.

“Dje në orët e pasdite një udhëtare angleze ka hyrë në kanalin e gjelbër ku edhe është selektuar nga oficerët doganor për kontroll pasi imazhet ne skaner kanë shfaqur parregullsi potenciale. Kontrolla fizike e udhëtares ka gjetur mjete monetare te fshehura në thellësi të çantës te vakuumuara. Pasi janë gjetur udhëtarja është kontrolluar detajisht si dhe është vendosur nën kontroll. Pas numërimit te mjeteve është gjetur kjo sasi: 10 GBP X 200 PCE = 2,000 GBP, 20 GBP X 4104 PCE = 82,080 GBP dhe 50 GBP X 140 PCE = 7,000 GBP. Totali është 91,080 GBP. Mjetet monetare janë ndaluar si dhe rasti ka vazhduar për hetime të mëtejme, përmes sektorit të hetimeve në Doganën e Kosovës”, thuhet në njoftim.


Në fund, Dogana u bën thirrje të gjithë qytetarëve që udhëtojnë se kanë obligim ligjor të bëjnë deklarimin e mjeteve monetare të cilat bartin me vete në vlerë mbi 10 mijë euro. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Perla luksoze që po lind në bregdetin shqiptar: Dukagjini Resort merr dritën e gjelbërt

Perla luksoze që po lind në bregdetin shqiptar: Dukagjini Resort merr dritën e gjelbërt

Ekonomi
Elegancë dhe dashuri - Eksploroni buqetat e veçanta te Exquisite Events

Elegancë dhe dashuri - Eksploroni buqetat e veçanta te Exquisite Events

Ekonomi
Super loja e vitit 2025 në Petrol Company!

Super loja e vitit 2025 në Petrol Company!

Ekonomi
Ofertë ekskluzive 1+1 në formatet premium ScreenX dhe 4DX nga 12-16 shkurt!

Ofertë ekskluzive 1+1 në formatet premium ScreenX dhe 4DX nga 12-16 shkurt!

Ekonomi
Minimi i shtatë i masave shkëmbore, të enjten do të ketë bllokim të rrugës Prishtinë-Pejë

Minimi i shtatë i masave shkëmbore, të enjten do të ketë bllokim të rrugës Prishtinë-Pejë

Ekonomi
Delirio, Cupid’s Call - Muzika dhe dashuria bashkohen në një festë elektronike

Delirio, Cupid’s Call - Muzika dhe dashuria bashkohen në një festë elektronike

Ekonomi
Kalo në kategori