LAJMI I FUNDIT:

Dodge Charger Daytona SRT – veturë e fuqishme elektrike

Dodge Charger Daytona SRT – veturë e fuqishme elektrike

Siç duket ditët e krenarisë së veturave të fuqishme amerikane me motor të fuqishëm dhe me marmitë të zhurmshme së shpejti do t’i takojnë të kaluarës. Modelet e Dodge, Charger dhe Challenger do të largohen nga tregu në vitin 2023, dhe modelet elektrike po marrin emrat klasikë si për shembull Chevy Camaro e gjithashtu edhe Ford Mustang.

Megjithatë, Dodge nuk dëshiron që ju “të mbani zi” akoma për makinat e fuqishme. Koncepti i Dodge Charger Daytona SRT të ri është një “coupe” me performancë elektrike, i dizajnuar për të quar përpara trashëgiminë e Dodge dje të bëhet “e ardhmja e makinave të fuqishme të elektrizuara”.


Zemra e Daytona SRT është “arkitektura” e saj elektrike 800 volt e pagëzuar me emrin Banshee. Ky është dyfishi i tensionit të arkitekturës 400 volt të përdorur nga shumë EV të tjerë dhe lejon karikim më të shpejtë, ftohje më të mirë për motorët elektrikë dhe instalime elektrike më të lehta. Porsche Taycan, Audi e-tron GT, Hyundai Ioniq 5 dhe Kia EV6 përdorin gjithashtu “arkitektura” 800 volt, transmeton Telegrafi.

Edhe pse Dodge ende nuk na ndarë ndonjë detaj të performancës ose të kutisë energjetike, ata pretendojnë se Daytona SRT do të jetë edhe më e shpejtë se vetura tjetër me motor V-8 Hellcat “në të gjitha matjet kyçe të performancës”. Car and Driver shkruan se ata supozojnë se fjala është për përshpejtim dhe shpejtësi maksimale.

Si referencë është Charger SRT Hellcat Redeye 2023 me paketën Jailbreak e cila ka 807 kuaj fuqi, dhe se në testime kjo Redeye shpejtësinë prej 100kMh e ka arritur për 3.5 sekonda. Një shtypje e një butoni të quajtur PowerShot do të jap shtytje të përkohshme të fuqisë.

Ndryshe nga vetura paraardhëse e cila lëvizte me rrota të pasme dhe që kishte motor ICE, Daytona SRT lëviz me të gjitha rrotat, i demonstruar në mënyrën e vërtetë të Dodge në një video “teaser” e postuar në korrikun e vitit të kaluar, ka një djegie të katër rrotave. Daytona SRT gjithashtu do të ketë frena me gjashtë piston, dhe frenimi regjenerues me siguri se do të inkorporohet gjithashtu. /Telegrafi/