Doda kundërshton Blushin: Lef Nosi, baba i kombit

Sipas Dodës, Nosi është baba i kombit, pasi ka firmosur aktin e pavarësisë së Shqipërisë.
Doda thekson se nuk mund të barazohen etërit e kombit me monstrat politike, që ishin komunistët.
“A i keni vene re hienat? Cakej qe ulerasin e behen bashke sa here dikush i afrohet e don te gervishte te verteten...
Eterit e kombit, firmetaret e pavaresise vazhdojne te denohen me litar ne perjetesi. Grate qe guxojne te hapin gojen per te treguar çkane pare e hequr ne kurriz te tyre, ne qelite e ferrit qellohen me gure ne publik e me pas struken ne friken e se kaluares...
Çfare kombi jemi qe nuk çlirohemi dot nga urrejtja, nga e keqja, nga dhuna e se djeshmes. Cfare qenjesh mund te nderojne te ligen si heroike dhe te poshterojne heroin si ligesi..
Une nderoj firmetaret e pavaresise, ata burra qe mostrat e komunizmit i varen, vrane dhe i trajtuan si tradhetare. Une nuk pranoj dot qe krimi dhe kriminelet te trajtohen si heronj, ndersa viktimat te trajtohen si tradhetar a si te cmendur. Zgjedh te mbetem ne anen e tyre” (sic.), ka shkruar Doda në profilin e saj në Facebook. /Telegrafi/


















































