Në një kohë kur ushqimi i shpejtë dhe i përpunuar po dominon tryezat tona, zgjedhja e një alternative të shëndetshme bëhet më e rëndësishme se kurrë më parë.

Një ndër produktet që po fiton gjithnjë e më shumë popullaritet është NOA Hummus – veçanërisht varianti me paprika dhe chili, i cili nuk është vetëm i shijshëm pasi ngjason në ajvarin, por edhe i pasur me përfitime për shëndetin.


NOA Hummus është një ushqim i prodhuar nga qiqrat, një burim fantastik i proteinave bimore, fibrave dhe vitaminave të rëndësishme. Qiqrat ndihmojnë në përmirësimin e tretjes dhe rregullojnë funksionin e zorrëve, falë përmbajtjes së lartë të fibrave të tretshme. Kjo ndihmon në krijimin e një mjedisi të shëndetshëm për mikrobiomën e zorrëve – një faktor thelbësor për shëndetin e përgjithshëm.

Për më tepër, kombinimi me paprika dhe chili i jep produktit një shije të thellë dhe pikante, duke stimuluar njëkohësisht metabolizmin. Paprika është e pasur me vitaminë C dhe antioksidantë, ndërsa chili kontribuon në përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe digjestionit.

NOA Hummus është plotësisht vegan, pa aditivë artificialë, pa gluten dhe pa konservues, duke e bërë atë ideal për personat me dieta të veçanta ose me ndjeshmëri ushqimore.

Qoftë si shtesë në një pjatë me perime të freskëta, si bazë për sandwich ose si dip për ushqime të skuqura, NOA Hummus sjell një kombinim perfekt mes shijes dhe funksionalitetit shëndetësor.

Tani keni një mënyrë më të mençur për të ushqyer trupin dhe për të shijuar efektet pozitive.