Një analizë e shkurtë rreth dobësive në sektorin e privatizimit si dhe propozimi i politikave relevante për këtë çështje janë me prioritet të lartë për shtetin e Kosovës e veçanërisht për qytetin e Gjilanit. Kosova dhe veçanërisht qyteti i Gjilanit, dikur kishte një ekonomi relativisht stabile dhe ishte një qytet industrial.
Gjilani kishte të punësuar më mijëra punëtorë në industri që prodhonte jo vetëm për nevoja të vendit të vet por edhe për eksport.
Deri në vitin 1990, ndërmarrjet më të mëdha shoqërore të qytetit të Gjilanit kishin arritur të depërtonin në tregun botëror përtej ish-Jugosllavisë. Sot pothuajse nuk prodhon asgjë.
Brendet e fabrikave dhe industrive të Gjilanit të njohura në tregun e huaj, si ai i ‘Kombinatit të Duhanit në Gjilan’, fabrika prodhuese e tekstilit e njohur me emrin‘Tekstil’, Fabrika e baterive ‘IBG’ po ashtu dhe disa te tjera ku prodhimet e tyre përveç tregut në ish-Jugosllavi kishin pushtuar edhe Gjermaninë, Francën, Sllovakinë, Japoninë, Turqinë dhe vende të tjera të botës.
Bizneset në qytetin e Gjilanit dikur kanë funksionuar nga punëtorët e fabrikave tona, kurse sot ato biznese rrezikohen dhe disa janë mbyllur nga konkurrenca e ish-fabrikave, që tani janë shndërruar në qendra tregtare dhe supermarkete.
Një ndër dështimet e këtyre brendeve të fabrikave ishte dështimi i Fabrikës së Duhanit e cila la pa punë jo vetëm punëtorët e saj por edhe ata të cilët e siguronin lëndën e parë për të. Padyshim, me funksionimin sot të fabrikës së duhanit në Gjilan, e cila dikur prodhonte cigare të brendeve botërore si“Dunhill”, do të ishte e mundur të zvogëlohej importi Kosovar për kategorinë ku përfshihet duhani, import ky i cili po të shikohet në afatgjatë është shumë brengosës.
Njëkohësisht,me prodhimin vendor të duhanit do të rritej vëllimi dhe vlera e eksportit Kosovar në tregun botëror. Duke marrë parasysh regjimin tonë të normës së këmbimit, vendi ynë nuk është prekur shumë nga kriza globale financiare por thelluar analizat tona, kjo ka ndikuar në aspektin e investimeve të huaja, shikuar bazën e investitorëve financiar.
Krahas këtyre çështjeve mbi politikat e ndryshme, konsideroj se politikbërsit duhet të merren me adresimin e ndjeshmërie në privatizim.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush është vajza biznesmene që po pushton tregun muzikor?
3, 2, 1 - Volvo gati për ty!
Kosova përfiton 90 milionë euro nga Banka Botërore
B&M ofron Trajnim dhe certifikim për Operuesit e Vinçave, Auto Vinçave, Pirunierëve, Ashensorëve të ndërtimit
Mesazhet iraniane ulën çmimet e naftës në tregun botëror
24 orë na ndajnë nga ngjarja e madhe Halving në Bitcoin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel