Do të fillojnë xhirimet e “Bridget Jones 3”

Qe një kohë të gjatë është spekuluar për filmin e radhës, që pason “Bridget Jones's Diary” dhe “Bridget Jones: The Edge of Reason”, ndërsa tani pasi aktores kryesore i është thënë se nuk duhet të shtojë në peshë, ajo është pajtuar menjëherë për të nënshkruar.
“Renee nuk ngurroi të thoshte menjëherë po, porsa e mori vesh se nuk duhet të trashet. Ajo e ka urryer faktin që duhej të shtonte në peshë në dy filmat paraprakë”, ka thënë një burim.
Përveç Renee Zellweger që luan rolin e Bridget Jones, rolet e tyre pritet t’i përsërisin edhe Colin Firth dhe Hugh Grant. /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































