LAJMI I FUNDIT:

LDK forcon lidhjen – mobilizohen asamblistët në gjithë Kosovën

LDK forcon lidhjen – mobilizohen asamblistët në gjithë Kosovën

Lidhja Demokratike e Kosovës ka formuar për herë të parë Forumin e Këshilltarëve Lokalë.

Ky forum është një trup koordinues dhe politikbërës i asamblistëve në të gjithë Kosovën, e që tregon se asamblistët e LDK-së përfaqësojnë fuqinë reale të partisë.


Në një postim në faqen e LDK-së, thuhet se “të 209 këshilltarët e zgjedhur lokalë, nga procesi i fundit zgjedhor i vitit 2021 do të jenë anëtarë të këtij Forumi”.

“Me vendim të Kryesisë Qendrore, Ilir Ferati, kryetar i komunës së Istogut është zgjedhur kryesues i Forumit të Këshilltarëve Lokal, deri në zgjedhjet e ardhshme lokale. Ky trup, synon të unifikojë politikat lokale të Lidhjes Demokratike të Kosovës; të shkëmbejë përvojat më të mira, sikurse dhe të rris në nivel të ri organizimin e brendshëm partiak në këtë vit zgjedhor”, thuhet në njoftimin e partisë.

Aty thuhet po ashtu se takimi i parë dhe konstituiv i Forumit të Këshilltarëve Lokalë mbahet gjatë muajit mars. /Telegrafi/