Do të më thoni për këtë titull se nuk është origjinal? Nuk është! Do të mendoni se është koment për kandidatët për deputetë? Nuk është! Do të thoni se e kam marrë nga rrjetet sociale? E kam marrë! Do të thoni…! Jo, nuk thash!
Nuk jam si ata dhjetëra apo qindra profesorë të shkollave të mesme apo universiteteve tona (jo)publike që kanë marrë temat e diplomave, apo magjistraturave, e aty-këtu edhe doktoratës, në rrjet, pastaj fshehin autorësinë. Kam batutat e mija, por nuk mund të jesh çdo ditë origjinal, pastaj kjo më bëri fort për vete. Është edhe fushatë dhe ky titull ndihmon me i shpalosë të gjitha nuancat tona (para)politike!
Mund të duket edhe si përpjekje për të përshkruar ikjen e burrave nga politika, atyre burrave të ashpër, luftarakë dhe që frikësonin qytetarët e thjeshtë me konceptin e tyre burrëror të politikës dhe shtetit, e sidomos pushtetit. Pak a shumë ngjajnë me logjikë të luanit që e pushton territorin dhe gjithë preja është e tij. Ajo çka tepron mund të merret, të ndahet mes partive të tjera, veç pasi të largohen ata. Kështu pat thënë edhe plaka e moçme, kur e patën vetë se ku janë burrat. Ajo, sipas të moçmit, ishte përgjigjur se burrat janë te varret, e Hagën nuk e kishte përmendur fare. I moçmi sot nuk përmendet shumë me thëniet e tij; tash këtë rol e kanë marrë rrjetet sociale, kështu që çfarëdo ideje për të cilën nuk e do autorësinë, mjafton të thuash se e lexove në rrjet.
Dikush tjetër, i preokupuar me tema të tjera mund të mendojë se po e përdorë këtë si slogan parazgjedhor për të treguar orientimin seksual të dikujt, apo çorientimin e kandidatëve, varësisht prej pikëpamjes. Jo, nuk jam në garë për deputet, prandaj nuk është e domosdoshme të deklarohem për tema jetike të kombit sikur kjo. As të marr pjesë nëpër parada, as të refuzoj pjesëmarrjen për të fituar vota. Edhe kësaj radhe, qoftë të princeshë e qoftë si ushtar, i rezistova thirrjes primale të çdo shqiptari tipik për të hyrë në valle sapo të bjerë tupani i zgjedhjeve dhe boria e fushatës. Mjafton me votua … veç njëherë për të kryer obligimin qytetar!
Pra, me komunitetin “gej” nuk ka të bëjë ky titull, sepse në fund të fundit, me ndryshimet në administratën amerikane kanë lëvizur edhe preferencat e politikës globale. Po të ishte ashtu, do të zgjidhja një titull tjetër, nga kënga e njohur “Djemtë si sorkadhe, vajzat si petrita”, për shembull. Kështu do të përfshihej edhe feminizmi, edhe femrat e fuqishme si ofertë politike, sepse të jesh femër e fuqishme për dikën tingëllon më mirë se të jesh një mashkull i fuqishëm. Një femër e fuqishme në politikë nuk tingëllon si rrezik, ndërkohë që mashkulli i fuqishëm menjëherë krijon shqetësimin se do të bëhet me çdo kusht president. Ec e iki tundimit me e votua një president të fuqishëm! Në fund të fundit, ka aq shumë që mendojnë se veç fuqia ose efekti i saj, pra tuta, i bashkon shqiptarët. Pafuqia veç sa i futë në dilema krejtësisht apolitike, gati filozofike, si për shembull kah me ja majtë: në lindje apo perëndim, me ata apo ata tjerët?
Sidoqoftë, vet titulli tregon se diçka në politikën tonë po ndryshon. Duket si në ndryshim edhe nëse nuk është. Ky është shqetësimi kryesor i qytetarit tonë votues i cili e ka dilemën mitike a ja vlen me pritë në radhë për votim, me rrezikua koronavirusin, apo me shkua në fshat. Në fshat të vet apo fshat turistik, njësoj.
Të zbërthejmë edhe pak “fjalën e urtë virtuale” të cilën sot e mora për titull. Këtë “virtuale” kuptojeni sikur të ishte një fjalë e urtë popullore. Edhe ashtu krejt populli është në rrjet, i urtë apo jo, me krejt urtinë e tij dhe krejt marrëzinë kolektive. Kombi fle në rrjet.
Pra, nënat tona rrisin djem si princesha, sepse nuk punojnë asgjë në shtëpi, ndërkohë që vajzat i rrisin me disiplinë dhe me gatishmëri me u përballë me jetën në një botë të meshkujve. I rrisin si ushtarë, luftarake dhe të pamëshirshme. Në fund të fundit, fuqia e burrave është vetëm mit dhe traditë, ndërkohë që fuqia e femrave është bërë veçori e tyre normale. E keni pa sa femra të politikës shkojnë në “fitnes” apo ngjiten maleve dhe bëjnë selfie? Nuk është lehtë të mbijetosh , politikisht në një botë të “princeshave”. Duhet karakter!
Të dashur miq pasi për shkak të masave… po e dini, nuk arritëm të mblidhemi për të bërë fushatë, ju ftojë të gjithë juve, princesha dhe ushtarë, qytetarë dhe katundar: votoni, votoni, votoni! Veç njëherë!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Gjesti me gjuhë të dhunshme ndaj Vserlos: Me e rrah natën ose me ia thye ndonjë gisht

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit