LAJMI I FUNDIT:

Djali i Shaban Manajt fiton votat e mjaftueshme për deputet

Djali i Shaban Manajt fiton votat e mjaftueshme për deputet

Shkëmb Manaj, djali i ish-veprimtarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shaban Manaj, ka siguruar votat e mjaftueshme që të bëhet deputet i Kuvend të Kosovës.

Shkëmb Manaj i cili ishte pjesë e listës zgjedhore të LDK-së, ka falënderuar qytetarët për mbështetjen e dhënë në zgjedhjet parlamentare 2019, transmeton Telegrafi.

“Të dashur qytetarë të Komunës së Istogut dhe gjithë Kosovës, aktivistë dhe simpatizantë të LDK-së, pjesëtarë të nderuar të mërgatës tonë, me dhjetëra mijëra herë, secilin veç e veç, me ndjenjën me të lartë, ju falënderoj nga zemra për besimin e dhënë që t’ju përfaqësoj në mandatin tim të parë në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai.


Manaj ka thënë se tani duhet përkushtim, punë e angazhim për t’i realizuar kërkesat dhe interesat e qytetarëve dhe për ta zhvilluar e forcuar Republikën tonë.

“Unë udhëhiqem nga parimi se vetëm puna na arsyeton para Zotit, atdheut dhe popullit, prandaj unë përherë do të jem në shërbimin tuaj. Na priftë e mbara”,vijon shkrimi i tij.

Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të  Zgjedhjeve, LDK radhitet partia e dytë me 24.83 për qind të votave./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lajme
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
Ndalohet kontrabanda me mallra nga Maqedonia e Veriut – arrestohen të dyshuarit, të njëjtit sulmuan policinë në momentin e ndalimit

Ndalohet kontrabanda me mallra nga Maqedonia e Veriut – arrestohen të dyshuarit, të njëjtit sulmuan policinë në momentin e ndalimit

Kronika e Zezë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Lajme
Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Lajme
Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Lajme
Kalo në kategori