Djali i presidentit amerikan Joe Biden, Hunter Biden, pritet të deklarohet fajtor për dy krime tatimore dhe të pranojë armëmbajtje pa leje, pas një hetimi pesëvjeçar, raportuan të gjitha mediat botërore.

Prokurori i SHBA-së për Delaware, paraqiti dokumente që tregojnë se ishte arritur një marrëveshje për pranimin e fajësisë, transmeton Telegrafi.


Ai pritet të pranojë trajtimin dhe ndjekjen e varësisë. Kushtet e marrëveshjes ka të ngjarë ta mbajnë atë jashtë burgut.

Marrëveshja e propozuar ende duhet të miratohet nga një gjyqtar.

Është e paqartë se kur Hunter Biden do të paraqitet në gjykatë për të pranuar fajësinë. /Telegrafi/