Ndjenja e tu bërit prind për herë të parë, padyshim se është ndjenjë e veçantë dhe sfidë e re zbavitëse.
Një nga ndjenjat më të mira të shtatzënisë është zbulimi i gjinisë së foshnjës, e këtë gjë mund ta zbuloni edhe ju vet në shtëpi.
Telegrafi ju sjell më poshtë disa metoda interesante për zbulimin e gjinisë së bebes:
Barku i fryrë lartë ose barku i fryrë poshtë
Gjininë e bebes mund ta kuptoni vetëm duke e shikuar barkun tuaj. Sipas disa ekspertëve, nëse barku ka filluar t’ju formësohet në pjesën e epërme, atëherë ju mbani një vajzë; nëse barku ka filluar t’ju formësohet në pjesën e poshtme, atëherë mbani djalë.
Megjithatë, disa ekspertë tjerë thonë se kjo nuk ka të bëjë me gjininë e bebes por me strukturën e trupit që e keni dhe pozicionin e fëmijës.
Pesha e shtuar
Pesha është një tjetër teori e parashikimit gjinor që mund të kryhet thjesht duke shikuar një grua shtatzënë, kjo mbështetet në idenë se kur je shtatzënë me një vajzë, mbani peshën shtesë të foshnjës në kofshë,ndërsa nëse jeni shtatzënë me një djalë, e gjithë pesha shtesë e fëmijës tuaj do të jetë në pjesën e përparme të barkut tuaj.
Si jeni me të vjellat në mëngjes?
Të vjellat në mëngjes mund të jetë një parashikues i gjinisë së foshnjës. Shumë gra pretendojnë se i mundojnë shumë të vjellat kur janë shtatzënë me një vajzë sesa me një djalë. Dhe, hulumtimi synon të mbështesë këtë pretendim gjithashtu. Disa studime kanë gjetur se gratë që kishin hyperemesis gravidarum (ose sëmundje ekstreme në mëngjes) kishin më shumë gjasa të mbeteshin shtatzënë me vajzat.
Sodë buke
Urinoni në një filxhan, merrni pak sode buke dhe hidheni . Nëse vërshëllen atëherë është një djalë, në qoftë se ajo nuk bën asnjë zhurmë, atëherë është një vajzë.
Mateni pulsin e zemrës së bebes
Sa shpejt rrahë zemra e fëmijës suaj? Thonë se foshnjat që kanë një ritëm më të ngadaltë të zemrës, nën 140 rrahje në minutë, janë djem, ndërsa foshnjat që kanë një normë të zemrës që është më e shpejtë se 140 rrahje në minutë janë vajza.
Si është lëkura, flokët dhe thonjtë tuaj?
A është pamja juaj më e mirë se kurrë me parë? Apo lëkura juaj dhe flokët tuaj duken të pajetë? Nëse keni flokë dhe thonjë,të shndritshëm, të shëndetshëm, në rritje të shpejtë mund të jeni shtatzënë me një djalë. Nëse lëkura juaj duket e mrekullueshme, kjo poashtu nënkupton që fëmija juaj është djalë. Sidoqoftë, nëse flokët tuaj duken pa jetë dhe fytyra juaj duket si një adoleshente në pubertet , mund të jeni shtatzënë me një vajzë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëSi ndryshon trupi i gruas pas humbjes së virgjërisë
Estetistja Simoneta Bajrami po zhvillon trende të reja - ajo tregon se me ardhjen e pranverës janë shtuar kërkesat për trajtimet estetike
Mango Resort – Koleksioni i pasur me ngjyra
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Prindërit në Danimarkë i lënë fëmijët të flenë jashtë dhe thonë se kanë një arsye të mirë për këtë
Pesë trende të veshjeve minimaliste që duhet të provoni këtë sezon
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë