Që nga hyrja e tij në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, DJ Gimbo është përfolur për një pëlqim të mundshëm ndaj Selinës, duke ngritur dyshime se ai mund të synojë të prishë raportin e saj me Mirin.

Megjithatë, gjatë spektaklit, Gimbo i mohoi këto zëra duke qenë i qartë në qëndrimin e tij.


Ai u shpreh se nuk ka hyrë në shtëpi për të ndarë askënd dhe se sjellja e tij është keqinterpretuar.

BBVK/YouTube

Sipas tij, sa herë që qëndron pranë Selines, ndjen vëmendjen e banorëve dhe për këtë arsye preferon të largohet vetë. Në një klip të transmetuar, Gimbo pranoi se i pëlqen të kalojë kohë në shoqërinë e saj, ndërsa theksoi se gjithmonë ka qenë i sinqertë për ndjenjat e tij.

DJ Gimbo deklaroi hapur se ka pëlqim për Selin, ndërkohë që vetë Selina ka thënë se me të “i ecën muhabeti, batutat dhe energjia”.

Gjatë debatit, ai iu drejtua Mirin duke sqaruar: “Ti the vetë në klip që jam xheloz kushdo që i afrohet, unë për vete nuk jam xheloz, për shoqen nuk jam”.

BBVK/YouTube

Nga ana tjetër, Miri reagoi duke thënë: “Unë jam xheloz për çdo njeri dhe çdo gjë që dua”.

Në fjalën e tij përfundimtare, Gimbo theksoi se nuk e sheh askënd si “objekt” për t’ia marrë dikujt tjetër dhe se ka vënë re reagime jo vetëm nga Miri, por edhe nga banorë të tjerë sa herë që ai qëndron me Selin.

“Unë çohem dhe iki. Unë asaj fjale që them i rri. Selin me Mirin janë lojtarë shumë të mirë, unë s’kam ardhur ta ndaj asnjë prej tyre. Si këtu, si jashtë, unë kur kam pëlqim për dikë e them”, u shpreh ai. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com